Dhuna në stadium, Policia e Elbasanit: U treguam tolerantë, vajza u frikësua nga situata

Publikuar tek: sport, më 23:29 30-10-2016 Dhuna në stadium, Policia e Elbasanit: U treguam tolerantë, vajza u frikësua nga situata

Drejtori i policisë së Elbasan Alfred Çepe është shprehur për mediat pas përfundimit të ndeshjes Partizani-Skëndërbeu, se policia u afrua tek tifozat për të fikur fishekzajrret e thedhura nga tifozat.

Sipas tij, policia është treguar shumë tolerante dhe për pasojë nga hedhja e stolave ka mbetur i plagosur një punonjës policie dhe një tifoz.

Ndërsa sa i përket tifozes e cila ishte në gjëndje të rëndë, Çepe tha se ajo u friksua nga gjëndja e situatës. “Policia nuk ka ndërhyrë fare. Jemi treguar shumë tolerantë. Nga hedhja e stolave është dëmtuar një tifoz dhe një policë. Nuk ka të shoqëruar, por jemi duke identifikuar autorët pasi një pjesë e tyre ka ardhur e dehur. Tifozja e Partizanit u friksua nga situata kaotike, pot i’u dha ndihma e parë.” tha Çepe.

Më shumë në këtë kategori: « Momente nga dhuna e policisë ndaj tifozëve të Partizanit: "Po na rrahin policët, na mbytën në dajak"
Flet tifozja e Partizanit që mbeti pa ndjenja në stadium: Nuk e di çfarë ndodhi, pashë njerëz të gjakosur që po shtyheshin »
Article Logic
Execution time: 0.022779941558838
array(1) { ["section"]=> string(91) "dhuna-ne-stadium-policia-e-elbasanit-u-treguam-tolerante-vajza-u-frikesua-nga-situata-57896" }