Dhunë në ndeshjen volejbollit mes Tiranës dhe Studentit

Publikuar tek: sport, më 20:58 11-04-2015 Dhunë në ndeshjen volejbollit mes Tiranës dhe Studentit

Akte të shëmtuara dhune janë shënuar në fund të finales së parë të kampionatit të volejbollit për meshkuj, midis skuadrës së Tiranës dhe asaj të Studentit.

Kanë qenë disa nga lojtarët e skuadrës së Studentit ata që ushtruan dhunë ndaj kundërshtarëve të tyre në fushën e lojës. Siç shihet në këtë fotografi, kapiteni i Studentit Elton Tukseferi, gjithashtu kapiten i ekipit kombëtar të Shqipërisë, goditi trajnerin e Tiranës Arben Sako me shkelm në stomak. Ndeshja është transmetuar edhe në televizion dhe këto shfaqje dhune nuk ndihmojnë aspak përpjekjet për popullarizimin e këtij sporti në vendin tonë. Finalja e parë e volejbollit për meshkuj u zhvillua në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet dhe u fitua nga ekipi i Tiranës me rezultatin 3-2.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ansi Agolli: Seks? 15 herë në muaj mjaftojnë
Parma e falimentuar fiton ndaj Juventusit »
Article Logic
Execution time: 0.047206878662109
array(1) { ["section"]=> string(60) "dhune-ne-ndeshjen-volejbollit-mes-tiranes-dhe-studentit-8472" }