Dhunimi i çadrave, PD Vlorë: Dëmtim masiv dhe i organizuar, krenaristët dhe kanabistët të ruanjë qetësinë

Publikuar tek: politike, më 18:10 31-05-2015 Dhunimi i çadrave, PD Vlorë: Dëmtim masiv dhe i organizuar, krenaristët dhe kanabistët të ruanjë qetësinë

Partia Demokratike ka denoncuar dëmtimin e çadrave elektorale në qytetin e Vlorës duke e quajtur ngjarjen “një dëmtim kaq masiv dhe kaq i organizuar, që nuk ka ndodhur as në fushatat më të nxehta elektorale mes demokratëve e socialistëve”.

“Nuk ka ndodhur kurrë që ethet e humbjes së sigurt të manifestohen dhunshëm në dëmtimin e sendeve promocionale të fushatës apo zbatimit provokues të hapësirave publike.

Takimet e dështuara, sondazhet që ju kanë vulosur humbjen, mungesën e frymës, motivimit e besimit brenda tyre, nuk j'ua tjetërsojnë dëmtimi brutal i katër çadrave elektorale dhe aq më pak, qebaptoret publike, që cdo ditë e më shumë dhunojnë haptas psikologjinë e vlonjatëve. 

Frustimin tuaj, mos ja shtoni halleve që kanë qytetarët tanë, e aq më pak imazhit të fushatës, që për ne do të jetë në cdo moment të saj, e qytetëtuar.

E në respekt te etikës dhe ligjit, i bëjmë thirrje kandidatit part-time, shtabistit për bashkinë e Vlorës, të distancohet nga veprime të tilla.

I kujtojmë gjithashtu se ëndrra e arkitekitektit, nuk nis me shkatërrimin.

Paralelisht me të ju bëjmë thirrje krenaristëve e kanabistëve të rilindjes, të ruajnë qetësinë. Kjo është dora e tyre, sepse këto veprime nuk janë në traditën e socialistëve.

I bëjmë thirrje gjithashtu organeve të drejtësisë, organziave e partnerëve tanë ndërkombëtarë që monitorojnë zgjedhjet, ta shohin e regjistrojnë këtë rast të paprecedent, për t'i dhënë autorësinë ngjarjeve”, thuhet në denoncimin e PD, Vlorë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj me ekspertin anglez: Projekt për rihapjen e Kopshtit Zoologjik
Tom Doshi mbështet Gjokë Lleshin në Vaun e Dejës »
Article Logic
Execution time: 0.019708156585693
array(1) { ["section"]=> string(108) "dhunimi-i-cadrave-pd-vlore-demtim-masiv-dhe-i-organizuar-krenaristet-dhe-kanabistet-te-ruanje-qetesine-12350" }