Dhunohen për 12-ën herë zyrat e përgjithshme të 'Omonia', reagon kryetari: I shtojmë flamurët jo i heqim

Publikuar tek: aktualitet, më 16:00 16-04-2018 Dhunohen për 12-ën herë zyrat e përgjithshme të 'Omonia', reagon kryetari: I shtojmë flamurët jo i heqim zyrat e përgjithshme të “Omonia”

Reagon kryetari i “Omonia-s”, Leonidha Papa pas dhunimit të zyrave të përgjithshme të organizatës.

Sipas kryetarit prej dy vitesh zyrat janë të dhunuara, dhe sidomos simboli kombëtar grek, pasi shpesh herë flamuri gjendet njëherë i grisur dhe njëherë djegur.

“Hera e fundit që është konstatuar ka qenë dita e shtunë e kësajë fundjave, kur mëngjesin e sajë zyrtarët e zyrave dhe drejtuesit e organizatës kanë parë të hequr , të grisur dhe të përdhosur para derës hyrëse falamurin grek qënë fasadën e kësajë zyre rri përkrah atij shqiptar.”- tregon Paa në reagimin e tij, ndërsa jep dhe një mesazh për fajtorët e këtij akti: Në vend që të përpiqemi të arrijmë që në zyrat tona që sot janë dy flamuj, grek dhe shqiptar, nesër të jenë tre,edhe ai i BE-së ku Shqipëria të jetë anëtare e sajë[ siç është Grqia. Këto të përpiqemi dhe jo të përdhosim dita ditës simbolin kombëtar grek se ai nuk zbehet nga veprime të tilla vandal

Reagimi i plotë:

DHUNOHEN PËR TË 12-ën HERË ZYRAT E PËRGJITHËSHME TË “OMONIA”-s REAGON KRYETARI I “OMONIA”-S, ZOTI LEONIDHA PAPA: PËRPIQEMI TI SHTOJMË FLAMURËT NË ZYRËN TONË DHE JO TI HEQIM. SARANDË: Dhunohen për të 12 herë zyrat e përgjithësshme të organizatës”OMONIA” në qytetin e Sarandës. Kjo organizatë përfaqëson Minoritetin Etniki Grek në Shqipëri pa dallime politike. Por dy vitet e fundit zyrat e sajë gjenden të dhunuara , sidomos simboli kombëtar grek, flamuri, shpesh i djegur, shpesh i hequr, shpesh i grisur. Hera e fundit që është konstatuar ka qenë dita e shtunë e kësajë fundjave, kur mëngjesin e sajë zyrtarët e zyrave dhe drejtuesit e organizatës kanë parë të hequr , të grisur dhe të përdhosur para derës hyrëse falamurin grek qënë fasadën e kësajë zyre rri përkrah atij shqiptar. E dymbëdhjeta herë dhe asnjëherë nuk u kapën personat përgjegjës të këtyre veprimeve vandaliste që nuk i shërbejnë paqes dhe harmonisë ndëretnike, simbol i së cilës Saranda mbahet si modeli më i përsosur në botë. Atherë kush janë këta? Dhe të bën përshtypje se akte të tilla ndodhin vetëm atherë kur pritet ndonjë zhvillim bisedemish ndërshtetërore me shtetin fqinj, ashtu si edhe këtë rradhë ndodh në prag të vizitës së ministrit të jashtëm grek , Kocias në Tiranë. Këta përherë kanë mbetur të paidentifikuar, segmente që qëllimisht kryejën veprime vandale ndaj një zyre të ligjshme në Shqipëri. Në një reagim të Kryetarit të përgjithshëm të “OMONIA”-s, zotit Leonidha Papa, një nga inxhinierët akitekt dhe intelektualët e respektuar në qytetin e Sarandës, shprehet keqardhja për autorët e pazbuluar që kanë kryer këtë veprim vandal dhe tejet të papërgjegjshëm që cënon rëndë vëllazërinë bashkëjetuese shekullore, mardhëniet e fqinjësisë së mirë mes dy shteteve dhe minon përpjekjet që “OMONIA” bën për integrimin sa më shpejt të shtetit të përbashkët, Shqipërisë, në BE. Papa shprehet në reagimin e tij se:” kam një mesazh për të dhënë për fajtorët e kryerjes së këtij akti të turpshëm. Në vend që të përpiqemi të arrijmë që në zyrat tona që sot janë dy flamuj, grek dhe shqiptar, nesër të jenë tre,edhe ai i BE-së ku Shqipëria të jetë anëtare e sajë[ siç është Grqia. Këto të përpiqemi dhe jo të përdhosim dita ditës simbolin kombëtar grek se ai nuk zbehet nga veprime të tilla vandale”,-përfundon mesazhin e tij kryetari Papa duke lënë nëntekstin se vetëm një bashkëpunim i ngushtë mes njëri-tjetrit do të mundemi të arrijmë synimin e përbashkët të antarësimit të Shqipërisë në Be, pasi minoriteti që jeton në Shqipëri nuk ka asnjë interes që Shqipëria të mbetet jashtë sajë. Më shumë dashuri për njëri-tjetrin do të thotë më afër realizimit të qëllimeve të përbashkëta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shqipëria në pritje të hapjes së negociatave, raporti i BE: Progres në 5 pika kyçe
I riu përplas për vdekje kalimtarin në Kamëz »
Article Logic
Execution time: 0.0045509338378906
array(1) { ["section"]=> string(107) "dhunohen-per-12-en-here-zyrat-e-pergjithshme-te-omonia-reagon-kryetari-i-shtojme-flamuret-jo-i-heqim-117084" }