Dhunohet dhe shkatërrohet mbrëmjen e djeshme stadiumi “Selman Stërmasi”

Publikuar tek: sport, më 11:06 17-05-2016 Dhunohet dhe shkatërrohet mbrëmjen e djeshme stadiumi “Selman Stërmasi” Stolat e dhunuar mbremjen e djeshme ne \"Selman Stermasi\"

Sulmohet dhe shkatërrohet mbrëmjen e djeshme stadium “Selman Stermasi”. Klubi I Futbollit “Tirana” e denoncon në faqen zyrtare këtë fakt, duke kërkuar nga organet e rendit që të gjenden sa më parë autorët. 

“Dje në mbrëmje, persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar stadiumin “Selman Stërmasi”. Duke shfrytëzuar një nga dyert hyrëse të stadiumit të cilën fillimisht e kanë dëmtuar për t’u futur brenda, autorët e kësaj ngjarje të turpshme kanë goditur me sende të forta shumë stola në stadium duke i dëmtuar rëndë ato. KF Tirana ka bërë sot padi në Policinë e Tiranës për personat përgjegjës të kësaj ngjarje ndërkohë që ka vënë gjithashtu në dispozicion edhe materiale filmike për të gjetur autorët e kësaj ngjarje të turpshme” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Zyrtarët e KF Tirana nuk japin emra apo ndonjë dyshim konkret dhe shprehen se këtë çështje presin ta zgjidhë sa më parë policia.

Ky është dhunimi i tretë i stolave të rinj në Selman Stërmasi. Herën e fundit ndodhi gjatë derbit Tirana – Partizani, ku tifozat e Partizanit dëmtuan më shumë se 300 stola bardheblu. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Përcjellim kombëtaren në Francë", testimi i fundit i kuqezinjve para Euro 2016
Dy shkrimtarët e mëdhenj, Agolli dhe Kadare mbështesin Kombëtaren e Futbollit (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.019308090209961
array(1) { ["section"]=> string(75) "dhunohet-dhe-shkaterrohet-mbremjen-e-djeshme-stadiumi-selman-stermasi-40689" }