Dhunohet komisionerja e PD në Durrës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:57 20-06-2015 Dhunohet komisionerja e PD në Durrës

Kjo është komisionerja e PD-së, që është dhunuar dje në Durrës. Mereme Agalliu është pa ndjenja dhe e gjakosur, pas dhunës në mesnatë. Agalliu, Sekretare e një qendre votimi dhe bashkëshortja e kryetarit të Seksionit numër 6 të Partisë Demokratike të degës së Durrësit është dhunuar në mënyrë barbare. Persona të paidentifikuar kanë sulmuar fizikisht aktivisten e Partisë Demokratike duke i thënë: Tani voto PD-në, e më pas e kanë dhunuar rëndë fizikisht. Aktivistja u dërgua në spital në një gjendje të rëndë. Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi e dënoi ashpër këtë ngjarje dhe i bëri thirrje kandidatit Dako të tërhiqet nga dhunimi i aktivistëve të PD-së.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.086047172546387
array(1) { ["section"]=> string(42) "dhunohet-komisionerja-e-pd-ne-durres-14071" }