Dhunohet komisionerja e PD në Durrës: Voto PD tani po deshe. Reagon bashkëshorti: S'e kuptoj qendrimin e policisë

Publikuar tek: politike, më 13:31 20-06-2015 Dhunohet komisionerja e PD në Durrës: Voto PD tani po deshe. Reagon bashkëshorti: S'e kuptoj qendrimin e policisë Mereme Agalliu, komisionerja e PD e dhunuar dje ne mesnate ne Durres

Gruaja e kryetarit të seksionit numër 6 të Partisë Demokratike në Durrës mësohet se është dhunuar në orët e mesnatës së sotme. Kandidatja e PD për Durrësin, Grida Duma, konfirmon ngjarjen për newsbomb, ndërkohë që nuk ka asnjë reagim nga ana e maxhorancës për ngjarjen.

 

Ndërkaq ka reguar edhe bashkëshorti i zonjës së dhunua, njëkohësisht kreu i seksionit numër 6 të PD i cili ka pohuar se policia ka dhënë një version aspak të saktë. "Nuk e kuptoj reagimin e policisë", ka thënë Përparim Agalliu.

mereme1

“Merene Agalliu, Sekretare e një qendre votimi dhe bashkëshortja e kryetarit të Seksionit numër 6 të Partisë Demokratike të degës së Durrësit është dhunuar në mënyrë barbare. Persona të paidentifikuar kanë sulmuar fizikisht aktivisten e Partisë Demokratike duke i thënë: Tani voto PD-në, e më pas e kanë dhunuar rëndë fizikisht.

Aktivistja u dërgua në spital në një gjendje të rëndë. Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi e dënoi ashpër këtë ngjarje dhe i bëri thirrje kandidatit Dako të tërhiqet nga dhunimi i aktivistëve të PD-së”, thuhet në një deklaratë të PD-së.

 

LEXO EDHEGruaja që u tha se u dhunua për politikë, policia: Na ka pranuar se ka probleme me komshinjtë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja foto e djalit që qëlloi makinën e Kryemadhit. LSI: PD të distancohet. Bumci: Jam i skandalizuar
Kryemadhi: Kriminelët në makinat e PD, Bumçi lëviz me makinë të vjedhur në Lezhë »
Article Logic
Execution time: 0.017654895782471
array(1) { ["section"]=> string(116) "dhunohet-komisionerja-e-pd-ne-durres-voto-pd-tani-po-deshe-reagon-bashkeshorti-s-e-kuptoj-qendrimin-e-policise-14057" }