Dhunohet mjeku i urgjencës Infektive, reagon QSUT: E papranueshme...të dënohet autori

Publikuar tek: aktualitet, më 10:12 11-02-2019 Dhunohet mjeku i urgjencës Infektive, reagon QSUT: E papranueshme...të dënohet autori

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, dënon rëndë aktin e dhunës së ushtruar të dielën në mesditë nga një person i papërgjegjshëm, kundrejt mjekut të rojes në Urgjencën e Spitalit Infektiv.

Në reagimin e QSUT thuhet se çdo akt dhune e agresioni ndaj mjekëve dhe personelit shëndetësor në tërësi përgjatë ushtrimit të detyrës së tyre është i papranueshëm, bazuar në normat ligjore, etike, morale.

'Çdo akt dhune ndaj bluzave të bardha është i papranueshëm duhet të trajtohet me seriozitet nga organet kompetente. Fatkeqësisht ky nuk është një rast i izoluar por është rast i përsëritur, që mjekë dhe infermierë të spitalit tonë dhunohen në krye të detyrës. Drejtoria e QSUT edhe një herë dënon aktin e dhunës të ushtruar mbrëmë ndaj mjekut infeksionist dhe u bën thirrje organeve kompetente të zbardhin ngjarjen dhe autori të marrë dënimin e merituar. Një apel të fortë i bëjmë opinionit publik, të mirëkuptojnë dhe përkrahin bluzat e bardha gjatë punës së tyre, të cilët pavarësisht situatave të krijuara, në asnjë rast nuk neglizhojnë misionin human, atë të dhënies së ndihmës së parë dhe shpëtimin e jetëve njerëzore', thuhet ne reagim.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SULMI FRONTAL/ S’duron më gjyqtari, PUBLIKON vendimin për DRITAN DAJTIN, ja kush janë 2 njerëzit e vetëm të drejtësisë që votuan kundër
I bënë ballë Dritan Dajtit, kush janë dy gjyqtarët që votuan pjesërisht kundër uljes së dënimit »
Article Logic
Execution time: 0.0050201416015625
array(1) { ["section"]=> string(88) "dhunohet-mjeku-i-urgjences-infektive-reagon-qsut-e-papranueshme-te-denohet-autori-152345" }