Dhurata e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit që la “me gisht në gojë” Ramën: Gjithsesi do e pranoj

Publikuar tek: sport, më 17:29 09-10-2017 Dhurata e presidentit të Federatës Italiane të Futbollit që la “me gisht në gojë” Ramën: Gjithsesi do e pranoj

Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte pasditen e sotme në një ceremoni në teatrin Migjeni pak orë para fillimit të takimit Shqipëri-Itali.

Gjatë këtij eventi Rama mbajti një fjalë të shkurtër për të gjithë të pranishmit ku foli për emocionet që ka kjo përpallje për shqiptarët. Pas Ramës fjalën e mori presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavechio, i cili i ka bërë një dhuratë kreut të qeverisë shqiptare.

Bëhet fjalë për fanellë të futbollistit të kombëtares italiane me origjinë arbëreshe, Antonio Kandreva. Por siç duket nuk ishte kjo, dhurata që priste Rama, i cili u shpreh. “Shpresoja se do të ishte një fanellë e një lojtari të Juventusit dhe jo një të Interit e të Lacios, por gjithsesi do e pranoj edhe pse mendoj se do ja lë ta veshi djali im, se për mua është pak vogël”.

Kryeministri Rama e ka pranuar publikisht shumë herë që është një tifoz i “flaktë” i skuadrës së Juventusit që është një nga rivalet më të ashpra të Interit. Kandreva është një nga lojtarët më të mirë të Interit që prej disa vitesh dhe ka qenë pikërisht kjo arsyeja që dhurata e presidentit të FIGC ka lënë disi të pakënaqur Ramën, shkruan newsbomb.al.

22404077_10211079809933181_1791643340_o.jpg

22369017_10211079812133236_639593731_o.jpg

22396707_10211079813733276_1063364570_o.jpg

22396467_10211079814693300_1509136732_o.jpg

22375431_10211079815533321_1244427801_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Brenda hotelit të kombëtares italiane, ç’bëjnë Axurrët pak para fillimit të ndeshjes në Shkodër
Dalin formacionet zyrtare, surpriza dhe rikthime të bujshme, Italia e gjitha në sulm »
Article Logic
Execution time: 0.018202066421509
array(1) { ["section"]=> string(113) "dhurata-e-presidentit-te-federates-italiane-te-futbollit-qe-la-me-gisht-ne-goje-ramen-gjithsesi-do-e-pranoj-95288" }