Dhurata speciale në ditëlindjen e Greta Koçit, ja si e surprizoi Lulzim Basha (Foto)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 16:44 28-09-2016 Dhurata speciale në ditëlindjen e Greta Koçit, ja si e surprizoi Lulzim Basha (Foto)

Greta nuk është më 16 vjeç…

Tashmë miti i këngëtares që të gjithëve u dukej se festonte çdo vit 16-vjetorin, ‘vdiq’. Greta mbushi dje 25 vjeç, plot çerek shekulli dhe këtë ditë të shënuar të jetës së saj vendosi ta ndajë me miq e kolegë të dashur të skenës në një festë të organizuar në ambientin më të ri në Tiranë, “Billionaire”.

Të ftuar ishin fytyrat më të dashura të ekranit si: Blendi Fevziu, Manjola Nallbani, Ermal Mamaqi, Irma e Eranda Libohova, vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti, Anxhela Peristeri, Samanta Karavella, Elgit Doda, Zaimina Vasjari, Juxhin Kurti, Xhensila Myrtezai e Besart Kallaku, Stine, Elona Balaj, Julian Deda dhe motra e saj bukuroshe, këngëtarja Eni Koçi… Sigurisht nuk mund të mungonte i gjithë ekipi i “Dance With Me” ku Greta është konkurrente, duke nisur me regjisoren dhe producenten artistike Vera Grabocka, pronaren e “TV Klan” Alba Frangaj, anëtarët e jurisë Robert Aliaj, Valbona Selimllari dhe Albi Nako, kryeredaktorja e spektaklit Rozana Radi, konkurrentët Dj Vicky dhe Jessy, Renato Mekolli dhe Laura Nezha, Alban Ramosaj dhe Bora Zemani, Arnita Beqiraj dhe Besmir Bitraku, Xum Allushi dhe partneri i këngëtares Koçi, deputeti Nard Ndoka.

Të gjithë të ftuarit krahas urimeve kishin menduar edhe për dhuratat, disa kishin zgjedhur lulet, të tjerë bizhu me vlerë apo edhe veshje firmë…

Por mes tyre, ajo që spikati ishte buqeta e kryetarit të Partisë Demokratike, z.Lulzim Basha, i cili në pamundësi dërgoi një buqetë të veçantë, në pusullën e të cilës shkruhej: “E dashur Greta, të uroj nga zemra gëzuar ditëlindjen, edhe 100 vjet të lumtura”… Por veç kryetarit Greta ka marrë një dhuratë edhe nga familja Berisha, më saktë çifti Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha.

Atmosfera në festë arriti kulmin pak para mesnate kur ishte momenti i fryrjes së qirinjve të tortës… Miqtë i kishin përgatitur një surprizë, dy torta, njëra me qirinjtë ’25’ dhe tjetra me qirinjtë ’16’ dhe Greta sigurisht që zgjodhi këtë të fundit.

Situata u nxeh edhe më shumë disa minuta më vonë kur muzika nuk njihte limit dhe kur këngët që luheshin ishin hite të disa prej protagonistëve të ftuar në festë… “Revista Who” ishte në festë dhe sjell sot një pasqyrim të plotë përmes fotografive të Altin Çelmetës, të asaj që ndodhi mbrëmë në 25-vjetorin e Greta Koçit me urimet më të mira për të.

gretak11.jpg

gretak13.jpg

gretak12.jpg

gretak14.jpg

greta00.jpg

gretak.jpg

gretak1.jpg

gretak2.jpg

gretak4.jpg

gretak3.jpg

gretak5.jpg

gretak6.jpg

gretak7.jpg

gretak8.jpg

gretak9.jpg

gretak10.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.009058952331543
array(1) { ["section"]=> string(87) "dhurata-speciale-ne-ditelindjen-e-greta-kocit-ja-si-e-surprizoi-lulzim-basha-foto-54411" }