Dhuratë për “Charlie Hebdo”

Publikuar tek: kulture-art, më 13:20 17-01-2015 Dhuratë për “Charlie Hebdo”

Piktori shqiptar Helidon Haliti, i bën kolegëve të revistës “ Charlie Hebdo” një dhuratë në shenjë solidarizimi për sulmin terrorist qe ndodhi në Francë, disa ditë më parë.

“ Ideja për pikturën më erdhi teksa dëgjoja edicionet informative dhe është punuar në studion time”- rrëfen piktori .

Ajo është një pikturë me figurën e një gjeli që sipas Halitit, simbolizon krenari.

Piktori e ka ngjyrosur bishtin e gjelit me ngjyrat e flamurit francez që perfaqësojnë lirinë e fjalës.

Haliti, po përgatitet për hapjen e një tjetër ekspozite të madhe që pritet të çelet vitin e ardhshëm, pasj suksesit të ekspozitës së hapur në vitin 2012.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: «
Sot, 547 vjetori i vdekjes së Skëndërbeut »
Article Logic
Execution time: 0.020956993103027
array(1) { ["section"]=> string(29) "dhurate-per-charlie-hebdo-784" }