Dialogu Kosovë-Serbi, ish kryenegociatorja: Thaçi po manipulon, Samiti i Berlinit në koordinim me SHBA

Publikuar tek: rajon, më 18:16 11-05-2019 Dialogu Kosovë-Serbi, ish kryenegociatorja: Thaçi po manipulon, Samiti i Berlinit në koordinim me SHBA Ish kryenegociatorja Edita Tahiri

Edita Tahiri, ish kryenegociatorja e ekipit të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi ka deklaruar se presidenti Thaçi po manipulon, pasi Samiti i Berlinit ishte në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tahiri deklarimet e presidentit Thaçi për moskoordinimin gjermano-amerikan në Samitin e Berlinit, i cilësoi si të çuditshme dhe manipulative.  

Ish kryenegociatorja e Kosovës, theksoi se SHBA-ja ka qenë gjithmonë e përfshirë në dialogun Prishtinë-Beograd, qoftë edhe jashtë saj, pasi përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit kanë qenë gjithmonë të pranishëm në Bruksel gjatë dialogut që në vitin 2011.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.006666898727417
array(1) { ["section"]=> string(106) "dialogu-kosove-serbi-ish-kryenegociatorja-thaci-po-manipulon-samiti-i-berlinit-ne-koordinim-me-shba-163863" }