Dialogu Prishtinë-Beograd, Serbia tërhiqet nga Albitrazhi për taksën që i vendosi Kosova

Publikuar tek: rajon, më 22:05 23-05-2019 Dialogu Prishtinë-Beograd, Serbia tërhiqet nga Albitrazhi për taksën që i vendosi Kosova Taksa ndaj mallrave me origjine serbe (Foto ilustruese)

Taksa doganore e mallarave me origjinë serbe që Kosova zbatoi kundrejt Serbisë nëntorin e kaluar, nuk do të  kundërshtohet në Gjykatën e Arbitrazhit. Serbia po planifikon të kundërpërgjigjet me masa të ngjashme fiskale.

Beogradi tashmë po tenton opsionin e paditjes së Kosovës si person juridik në të drejtën ndërkombëtare, por nëse e bën këtë gjë, atëherë do të nënkuptohej që Serbia e njeh Kosovëm si një shtet të pavarur. Kështu që kjo alternativë hidhet poshtë.

Serbia sipas mediave serbe, do të zbatojë kundërmasa kundrejt Kosovës.

Taksa doganore ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake u vendos në 21 nëntor nga qeveria e Kosovës. Ky vendim i qeverisë Haradinaj u mor për shkak të fushatës negative të Serbisë për të penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga më shumë shtete apo anëtarësimin e saj në organizmat ndërkombëtarë.

Faktorët ndërkombëtarë në mënyrë të përsëritur kanë kërkuar që palët të bëjnë lëshime në emër të negociatave.

Pasi u diskutua gjerësisht në Samitin e Berlinit, çështja e taksës pritet të rikthehet në fillimin e qershorit kur pritet të diskutohet në tryezën e planifikuar midis kryeministrit Haradinaj dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0068140029907227
array(1) { ["section"]=> string(94) "dialogu-prishtine-beograd-serbia-terhiqet-nga-albitrazhi-per-taksen-qe-i-vendosi-kosova-165480" }