Didier Deschamps për Shqipërinë: Nuk mund të pretendojmë se ishte vetëm një surprizë

Publikuar tek: sport, më 19:09 30-05-2016 Didier Deschamps për Shqipërinë: Nuk mund të pretendojmë se ishte vetëm një surprizë

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka vlerësuar ekipin Kombëtar shqiptar, duke u shprehur se paraqitja e saj përballë “gjelave” në dy ndeshjet miqësore, nuk mund të konsiderohet vetëm si një surprizë.

Deschamps tha në intervistën për “FSHF” se i njeh karakteristikat e futbollistëve shqiptarë, forcën dhe dobësinë e tyre.

Intervista:

Vendi juaj ka fituar dy finale Europiani , në 1984 dhe 2000. Çfarë nënkupton një titull i tretë , sidomos kur luani në shtëpi?

Kjo do të tregojë se futbolli francez po punon në drejtimin e duhur , dhe që vazhdon të formojë dhe stërvisë lojtarë shumë të mirë … që do të sjellin suksese të bukura për klubet e mëdha Europiane. Shumë mendojën se kjo do të jetë e dëmshme për kampionantin francez , por besoj se ekipi kombëtar do të përfitojë nga ky progres i shpejtë.

Në raudin e parë , do të ndesheni kundër Zvicrës, Rumanisë dhe Shqipërisë. Kush është për ju kundërshtari më i fortë?

Grupi është shumë homogjen, dhe analistët e vendosin Francën si favoritë , duke qënë dhe vend organizator. Por ne kemi respekt të jashtzakonshëm për kundërshtarët tanë. Nuk besoj se kemi avantazh, që ndeshjen e hapjes e luajmë kundër një ekipi të vështirë dhe kurajoz , sic është Rumania!

Çfarë pritshmërish keni nga Shqipëria?

Ne shpresojmë që të gjejmë një mënyrë për ti zgjidhur problemet që kishim , gjatë ndeshjeve kualifikuese , kundër ekipit të Shqipërisë ( barazim në Rennes , humbje në Tiranë). Këtu ka të bëjë dhe fati. Nëse një ekip merr 4 nga 6 pikët e mundshme, në vetëm 2 ndeshje, nuk mund të pretendojmë se ishte vetëm një surprizë.

Kë nga lojtarët njihni më mirë?

Ne e kemi studiur mirë mënyrë e lojës e të gjithë ekipit të Shqipërisë , kështu që i dimë karakteristikat e tyre , forcën e tyrë , dhe në raste kur ka , dobësinë e tyre.

Si e gjykoni punën e trajnerit De Biasi? Ai e kualifikoi Shqipërinë për herë të parë në histori, në Kampionatin Europian.

Ai ka bërë një punë të shkëlqyer , dhe nuk e them për ti bërë qejfin. Në aspektin futbollistik, ai mori më të mirën e shkollës italiane dhe e aplikoi tek ekipi shqiptar. Ai i arriti keto rezultate me burime të pamjaftueshme. Burime qe nuk krahasohen me nivelin italian. Aftësia për tu përshtatur është një tregues i mirë për të nxjerrë në pah , një trajner të mirë !

Parashikimi juaj: Kush do të kurorëzohet Kampion Europe?

Unë nuk bëj asnjëherë parashikime… por të gjithë e dinë se mund të jenë 5 ose 6 skuadra që do thë kenë shancet më të mëdha për ta gjetur veten në finale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zvicra merr 3 adoleshentë dhe kompleton ekipin për "France 2016"
Lojtarët shohin nga afër armët e Skënderbeut, Duka: Keni mundësinë të bëheni heronj për të gjithë shqiptarët »
Article Logic
Execution time: 0.021471977233887
array(1) { ["section"]=> string(89) "didier-deschamps-per-shqiperine-nuk-mund-te-pretendojme-se-ishte-vetem-nje-surprize-41929" }