Dietologja e VIP-ave tregon “sekretin” e të qenurit në formë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:21 27-10-2016 Dietologja e VIP-ave tregon “sekretin” e të qenurit në formë

Amelia Freer,  dietologia e disa prej figurave më të njohura të ekranit britanik, si Victoria Bekham, Sam Smith, James Corden ka treguar sekretet e të ushqyerit shëndetshëm.

Amelia tregon se kur ndërton një plan të ri ushqimor, i kushton një rëndësi më të madhe perimeve, madje edhe për vaktin e mëngjesit, dhe më pas sigurohet që dieta të jetë e pasur me proteina dhe disa yndyra të shëndetshme.

Ja si e ka organizuar ajo një plan ushqimor ditor:

Mëngjesi

Amelia skuq shumë pak qepë, domate dhe spinaq, 2 vezë të ziera mirë dhe pak avokado. Ajo gjithashtu pi një filxhan kafe çdo mëngjes dhe konsumon edhe një frut pas kësaj.

Dreka

Për vaktin e drekës, Amelia zakonisht konsumon ushqimin që ka përgatitur për darkën e mbrëmjes së kaluar. Ajo thotë se është një mbështetëse e teorisë “gatuaj një herë, konsumo 2 herë”. Në këtë mënyrë kursen edhe shumë kohë nga koha që shpenzon në kuzhinë. Pas konsumimit të ushqimit që ka mbetur nga darka e kaluar, Amelia konsumon një frut të freskët. Nëse nuk ka pasur kohë të bëjë aktivitet fizik, Amelia konsumon 2-3 lugë drithëra apo edhe një fetë bukë me drithëra integrale. Pas drekës ajo pi një filxhan kafe ose një filxhan çaj jeshil.

Darka

Për darkë Amelia vendosë të gatuajë pulë me perime. E rëndësishme është që gatimi të bëhet në temperaturë të ulët në mënyrë që të jetë më i shëndetshëm. Ajo gjithashtu pranon se 2 deri në 3 herë në javë, pas ose gjatë vaktit të darkës, ajo konsumon edhe një gotë verë, por kurrë nuk konsumon ushqime të paketuara. Kjo për arsye se këto lloj ushqimesh kanë sasi shumë të larta sheqeri dhe nuk të ngopin, për pasojë bëjnë që konsumatorët të konsumojnë më shumë ushqim.

“Nëse dua të konsumojë diçka të ëmbël, sigurohem që zgjedhja ime të jetë diçka natyrale”, thotë Amelia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016502857208252
array(1) { ["section"]=> string(64) "dietologja-e-vip-ave-tregon-sekretin-e-te-qenurit-ne-forme-57610" }