Digjet ‘Audi’ i policit rrugor në Tiranë, gjenden dy granata në oborrin e shtëpisë (EMRI)

Publikuar tek: aktualitet, më 09:25 12-01-2018 Digjet ‘Audi’ i policit rrugor në Tiranë, gjenden dy granata në oborrin e shtëpisë (EMRI) ilustruese

Digjet një automjet në orët e vona në Fushë-Krujë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Halil, ku automjeti tip Audio 80 u dogj plotësisht. Mjeti ishte në pronësi të shtetasit K.V. 60 vjeç , por mësohet se makina përdorej nga Agron Voga, i cili është efektiv i policisë rrugore në Tiranë.

 “Më datë11.01.2018, rreth orës 23:45, Salla Operative Krujë është njoftuar se në fshatin Halil, Fushë-Krujë është djegur automjeti tip Audi 80, në pronësi të shtetasit K.V. 60 vjeç.  

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se automjeti ishte djegur plotësisht dhe në oborrin e banesës së shtetasit të mësipërm kishte dy granata dore, të cilat u morën nga Specialistët Anti- Eksploziv.  Grupi hetimor por punon intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Më shumë në këtë kategori: « Aksident i rëndë në Durrës, vdes në vend kalimtari
Digjet “Benzi” në Elbasan, dyshimet e para të policisë »
Article Logic
Execution time: 0.0034701824188232
array(1) { ["section"]=> string(91) "digjet-audi-i-policit-rrugor-ne-tirane-gjenden-dy-granata-ne-oborrin-e-shtepise-emri-106293" }