Dikur u habit nga testi i pranimit, sot studenti shqiptar telefonon nga SHBA prof. Kabon (MESAZHI I FORTË)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:17 06-10-2017 Dikur u habit nga testi i pranimit, sot studenti shqiptar telefonon nga SHBA prof. Kabon (MESAZHI I FORTË)

Nga Përparim Kabo

Dikur një ish-student imi që përgatitej për të shkuar me studime në SHBA si exchange student u habit që në testin e pranimit krahas kushteve të tjera i kërkova të dhuronte një lule dhe të shprehte në tri forma se si e bënte këtë dhuratë...

 

Mbas disa vitesh kur ai ndodhej në Amerikë më telefonon dhe më thotë prof jam Alket Mjalti më mban mend? Po i thashë…dhurimi lules…Për këtë po ju telefonoj mu gjegj…Kishit të drejtë kur ne të mësojmë të dhurojmë një lule do të bëhemi edhe ne si amerikanët, dhe më tej më shpalosi me shëmbuj se si silleshin amerikanët ata me natyrën dhe me kafshët shtëpiake, se çfarë dashurie tregonin dhe se si kujdesen për të…Folëm për rolin e ishpresidentit Amerikan Teodor Ruzvelt në shëndrimin e territorit dhe ndërtimin e parqeve kombëtare në USA…

Mu kujtua kjo histori sepse ditët e fundit pash një video ku tregohej se si një djalë shqiptar me sëpatë godet një qen, një kafshë të gjorë të pambrojtur….Si ka mundësi që te një fëmijë të jetë ushyer një urrejtje e tillë, një fuqi negative për të vrarë një qënie të pambrojtur…diku për të djegur pyllin dhe pse jo larg syve të shoqërisë edhe për të shkatruar natyrën me mjete gjithfarësh….Kjo barbari mund ti kushtojë shumë rëndë vendit tonë…

Hartimi dhe miratimi ligjeve për mbrojtjen e ambientit duhet të shkojë deri te e drejta e jetës së kafshëve….Bisedoja një natë para ndoca ditëve me një burrë fisnik që provoi Spaçin për gati 20 vite dhe nuk u përkul…Më tregonte për Imzot Troshanin…kur kishin biseduar nëse besonte apo jo në zot djaloshi. Ja mohova më tha…Imzot Troshani me një urtësi i kishte thënë…A ju dhimbset kur dëmtohet natyra, po kur goditet një qen apo një kafshë e gjorë? Po i kishte thënë djaloshi në burgun e Ferrit-Spaç. Ja pra që mëshira është brenda jush dhe ju pa e ditur besoni….në zot e kishte mbyllur bisedën Imzot Troshani…

perparim.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.13788199424744
array(1) { ["section"]=> string(108) "dikur-u-habit-nga-testi-i-pranimit-sot-studenti-shqiptar-telefonon-nga-shba-prof-kabon-mesazhi-i-forte-94956" }