Ditën e sotme kryeministri Rama ka lajmëruar se portali e–Albania ofron 13 shërbime të reja elektronike me pagesë, me anë të cilave bizneset mund të paguajnë direkt nga vendi i punës, shtëpia apo celuari.
Reagimet në statusin e tij kanë qenë të shumta, dhe nuk kanë munguar as akuzat. Por Rama mesa duket ka gjetur pak kohë dhe shumë prej komentuesve u ka kthyer përgjigje.
Qytetarët akuzojnë Ramën për taksat, kurse Rama i ka sqaruar se pse duhen paguar ato. Teksa një prej komentuesve i ka thënë se është më keq se Berisha dhe se dikush duhet të paguajë për poshtërsitë që i bëhen shqiptarëve, Rama i përgjigjet: Eh Agim, nuk paguan asnjë taksë dhe ankohesh taks, taks, taks, po ky është taksirati im jo i yti”, teksa sqaron më tej se si aktualisht funksionon çështja e taksave.