Dilema: Ç’do ndodhë me gazetarët e Agon Channel, a do u rikthehen “dashurive të para”?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:18 09-06-2015 Dilema: Ç’do ndodhë me gazetarët e Agon Channel, a do u rikthehen “dashurive të para”?

Pas sekuestrimit të 60% të aksioneve të kompanive të pronarit të Agon Channel  Beccheti si dhe shpalljes së urdhërit të arrestit për të, në rrjetet sociale ka nisur zhurma mbi atë se çfarë do të ndodhë me gazetarët, një pjesë e mirë e të cilëve janë emra të njohur të gazetarisë, që punojnë në këtë televizion.

Adi Krasta, Sonila Meço, Saimir Kodra, Fatos Lubonja, Gent Zenelaj, Andi Bejtja si dhe emra të tjerë të njohur janë duke u përfolur se çfarë do të bëjnë tani që pronari i tyre është shpallur në kërkim.

Një pjesë solidarizohen me ta dhe janë vërtet në merak për fatin e tyre e ndërsa një pjesë mendon se nuk ka arsye për t’u shqetësuar pasi ata kanë marrë mjaftueshëm sa për të jetuar edhe pa punuar.

Ndoshta media shqiptare do të përfshihet sërish nga një furtunë lëvizjesh të gazetarëve që zgjodhën Agon Channel, e me shumë gjasë do të kemi një “merkato futbolli” me oferta dhe refuzime, “blerje dhe shitje”.

Por a do ia rihapin dyert mediat e tyre gazetarëve të cilët dikur i braktisën për t’u paguar me shuma marramëndëse nga televizioni i ri duke harruar kështu “dashuritë e tyre të para”?

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028250217437744
array(1) { ["section"]=> string(87) "dilema-c-do-ndodhe-me-gazetaret-e-agon-channel-a-do-u-rikthehen-dashurive-te-para-13101" }