Dinamo Kiev-Skënderbeu, dalin formacionet zyrtare, Daja surprizon me zgjedhjet e tij

Publikuar tek: sport, më 17:07 14-09-2017 Dinamo Kiev-Skënderbeu, dalin formacionet zyrtare, Daja surprizon me zgjedhjet e tij

Vetëm 60 minuta para se të fillojë përballja në Kiev, mes Dinamos së Kievit dhe Skënderbeut, janë publikuar formacionet zyrtare të skuadrave.

Trajneri i Skënderbeut Ilir Daja i ka surprizuar të gjithë me disa zgjedhje të tij në fushë. Përkundër pritshmërive që në krah pritej Enis Gavazaj, trajneri Daja  ka preferuar Gjergji Muzakën.

Në mbrojtje janë preferaur të zakonshmit Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica dhe Mici, përpara mbrojtjes do të luaj Tefik Osmani. Në mesfushë përpara Osmanit do të luajnë Lilaj dhe Dita.

Ndërsa në sulm për të mbështetur Soue është preferuar Xhejms.

Dinamo Kiev: Koval, Vida, Kaçeridi, Kadar, Pivariç, Sidorçuk, Bujalski, Tsigankov, Garmash, Gonzalez, Mbokani

Trajner: Aleksandër Katskeviç

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Osmani, Muzaka, Lilaj, Dita, Xhejms, Soue

Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Bart Vertenten (Belgjikë)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjermania merr kryesimin botëror, zbuloni renditjen e Shqipërisë dhe Kosovës në FIFA
15 minuta dinjitoze për Skënderbeun në Kiev: Ndiqeni ‘Live” këtu përballjen e fortë »
Article Logic
Execution time: 0.0046200752258301
array(1) { ["section"]=> string(88) "dinamo-kiev-skenderbeu-dalin-formacionet-zyrtare-daja-surprizon-me-zgjedhjet-e-tij-92349" }