Dinamo-Skënderbeu përfundon 4-1, korçarët në Europa League

Publikuar tek: sport, më 21:45 25-08-2015Goli i Skënderbeut

Janë mposhtur me rezultatin 4-1 në ndeshjen e kthimit në Zagreb, e vlefshme për play-off’in e Champions League, megjithatë për skuadrën shqiptare të Skëndebeut aventura nga garat europiane sapo ka nisur.

Pas fitores 2-1 në Elbasan, Dinamo Zagreb fitoi me rezultatin bindës 4-1 brenda në shtëpi, duke siguruar një vend në grupet e Champions League, ndërsa Skënderbeu luan në Europa League.

Korçarët bëhen skuadra e parë në historinë e futbollit shqiptar që do të marrin pjesë në një kompeticion europian si Europa League. 


Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Dinamos së Zagrebit dhe Skënderbeut. Rezultati i 45 minutave të para është 2-1 në favor të kroatëve.

Duket e vështirë që skuadra shqiptare të përmbysë rezultatin në pjesën e dytë për të pretenduar kualifikimin në Champions League.


Në Zagreb të Kroacisë është duke u zhvilluar ndeshja e dytë për fazën e play-off’it të Champions League, mes Dinamos së Zagrebit dhe Skënderbeut.

Në vetëm 15 minuta lojë, në stadiumin “Maksimir” janë shënuar tre gola, dy në favor të kroatëve. Dinamo ka shënuar golin e parë në minutën e 9-të, ndërsa skuadra shqiptare ka barazuar në minutën e 11-të me Esquerdinha. Por, nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta dhe Dinamo ka kaluar sërish në avantazh në minutën e 15-të me anë të golit të shënuar nga Hodzic.

 

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 4 afrikanë me ftesa të KF Tiranës tentuan emigrimin nga kufiri shqiptar, klubi denoncon ngjarjen
Shqipëri-Protugali, “provë gjenerale” për ndeshjen kundër Serbisë »
Article Logic
Execution time: 0.028827905654907
array(1) { ["section"]=> string(63) "dinamo-skenderbeu-perfundon-4-1-korcaret-ne-europa-league-19167" }