Dionisi, 5 vjeçari nga Tirana i pari shqiptar që pranohet në Organizatën Botërore të Gjenive, çfarë di të bëjë është e “frikshme”

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:34 13-07-2017 Dionisi, 5 vjeçari nga Tirana i pari shqiptar që pranohet në Organizatën Botërore të Gjenive, çfarë di të bëjë është e “frikshme”

I nderuar lexues, ky vogëlush që shikon në foto është një gjeni. Po, po...një gjeni i cili tanimë është pranuar në shoqatën botërore të gjenive “Mensa Internacional” . Inteligjenca e tij është e të njëjtit spekter me atë të fizikantit Albert Ajnshtain!

Quhet Dionis Senjo, është vetëm 5 vjeç  dhe është djali i një çifti onkologësh nga Tirana.

Dionisi, pasi na habiti me aftësitë e tij në astronomi, matematikë, gjeografi, kimi, anatomi, biologji, gjuhë të huaja etj... i është nënshtruar testit të inteligjencës dhe rezultoi mbi percentilin 99.9, pra më  i rrallë se 0.1% e popullsisë duke u pranuar në shoqatën botërore të gjenive dhe duke u bërë kështu shqiptari i parë që pranohet në këtë organizatë. Testi është zhvilluar në praninë e një psikologu.

Fillimisht prindërit nuk e vunë re inteligjencën e tij duke menduar se “të gjithë fëmijët në ditët e sotme të tillë janë” por  kur të tjerët nisën të befasoheshin prej tij, atëherë e kuptuan se fëmija i tyre ishte vërtet ndryshe.

Dionisi i vogël tani bën shumëzime me shumë shifra, ushtrimet e olimpiadës të matematikës së klasave 1 - 2  fillore i zgjidhte që 4 vjeç, ndërsa para pak kohesh ka shkruar një libër për sistemin diellor të cilin kërkon ta publikojë së shpejti. 5-vjeçari gjeni ka shumë dëshirë të shkruajë libra e t’i publikojë ato edhe në Amerikë.

  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029700994491577
array(1) { ["section"]=> string(131) "dionisi-5-vjecari-nga-tirana-i-pari-shqiptar-qe-pranohet-ne-organizaten-boterore-te-gjenive-cfare-di-te-beje-eshte-e-frikshme-85980" }