Diplomati iranian ekstradohet nga Gjermania në Belgjikë

Publikuar tek: bota, më 07:05 11-10-2018 Diplomati iranian ekstradohet nga Gjermania në Belgjikë

Një diplomat iranian, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e një komploti të dështuar për të sulmuar një tubim të opozitës iraniane, pranë Parisit, u ekstradua nga Gjermania në Belgjikë, thanë zyrtarët e sigurisë.

 

I identifikuar si Assadollah Assadi, diplomati i vendosur në Vjenë është arrestuar në rajonin gjerman të Bavarisë, më 1 korrik.

Assadi u ekstradua pasi Gjykata e Lartë Rajonale në qytetin Bamberg të Gjermanisë e miratoi këtë veprim javën e kaluar, shkruan Rel, transmeton Newsbomb.al.

Ai dyshohet se ka kaluar një pajisje me 500 gramë eksplozivë te një çift që jeton në Belgjikë, i cili dyshohet se ka planifikuar ta përdorë atë për të kryer sulm terrorist.

Sulmi i planifikuar dyshohet se ka pasur në shënjestër një tubim të Këshillit Kombëtar të Rezistencës në Iran, në një lagje të Parisit më 30 qershor, i cili është ndjekur nga rreth 25,000 iranianë që e kundërshtojnë Qeverinë në Teheran.

Tubimin e kanë ndjekur edhe figura amerikane, përfshirë Rudolph Giulianin, avokat personal i presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Po ndodh në Florida, URAGANI i fuqishëm po shkatërron gjithçka (PAMJET LIVE)
Tërmet 6 balllë në Indonezi, raportohet për viktima »
Article Logic
Execution time: 0.025487899780273
array(1) { ["section"]=> string(62) "diplomati-iranian-ekstradohet-nga-gjermania-ne-belgjike-137366" }