Diplomati: Nuk janë shqetësim rrogat, po këta “pelivanë mediatikë” na kanë bllokuar ekranet

Publikuar tek: fcb-bomb, më 20:17 15-01-2017 Diplomati: Nuk janë shqetësim rrogat, po këta “pelivanë mediatikë” na kanë bllokuar ekranet Ambasadori i Shqiperise ne Kine Selim Belortaja

Një ish editorialist, diplomat, sot ambasadori i Shqipërisë në Kinë ka zgjedhur faqen e tij në facebook për tu përfshirë në debatin që ka shpërthyer për rrogat e gazetarëve. 

Bëhet fjalë për Selim Belortaja, i cili nuk mund të lërë pa komentuar situatën më të fundit, kur drejtuesit e medias zihen publikisht me njëri tjetrin.

Për Belortajan, shqetësim nuk janë rrogat e tyre, nëse marrin 5000, 7000 apo 30.000 euro në muaj. Por shqetësim është fakti se për sa kohë këta pelivanë mediatikë, na “kanë bllokuar ekranet”…

Postimi i plotë i Selim Belortaja

Shqetësimi nuk eshte pse keta "talente" te medias marrin 5000, 7000, apo dhe 30.000 dollare/muaj (edhe kjo të luan mendsh ne fakt!!!). Puna eshte se ç'kanë prodhuar e ç'prodhojnë ata me kete shpërblim. Çfarë shesin e ç'promovojnë? Të vërtetë apo të pavërtetë ? informim apo çoroditje? moral apo amoralitet? krim apo antikrim? Kurajë publike apo thjesht ..mercenarizëm? Le t'ja bëjnë vetes këtë pyetje jo vetëm ata 2-3 veta që po bërtasin tani "mbas kontrate", por edhe një dorë "pehlivanësh mediatikë" që na kanë bllokuar ekranet, duke shitur non-stop një produkt -prej kohësh të pështirë e të skaduar...Pastaj le ta gëzojnë rrogen e tyre qe shkon sa fondi i pagave të një "fasoni"..!

selimi3

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015383005142212
array(1) { ["section"]=> string(93) "diplomati-nuk-jane-shqetesim-rrogat-po-keta-pelivane-mediatike-na-kane-bllokuar-ekranet-65601" }