Diplomati Shaban Murati publikon librin e VYER, këshillë Metës dhe Thaçit

Publikuar tek: kulture-art, më 12:01 18-10-2018 Diplomati Shaban Murati publikon librin e VYER, këshillë Metës dhe Thaçit Diplomati Shaban Murati

Diplomati Shaban Murati publikon librin e vyer “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, në kuadrin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

 

Në librin e tij, Murati analizon situatën diplomatike ku gjendet shtetit i Kosovës në këto 10 vite ndërsa këshillon  Presidentin Ilir Meta dhe homolohun e tij kosovar, Hashim Thaçi të kenë një koordinim më të ngushtë, mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Libri paraqet një antologji të analizave sistematike të autorit për problematikën diplomatike të shtetit të Kosovës nga krijimi i tij deri në ditët e sotme. Sistematizimi i çeshtjeve, konsekuenca dhe dinamika e ndjekjes së tyrë në zhvillim e sipër, e bëjnë librin aktual dhe lexuesi mund të gjejë në të disa përgjigje për pikëpyetjet dhe për zhvillimet e sotme rreth Kosovës.

Intervista për Fax News

 

Analiza e autorit përmbledh çeshtjet më të mprehta, me të cilat është përballur diplomacia dhe shteti i Kosovës në dhjetëvjetëshin e parë të jetës së vet. Kjo përfshin frontin e vështirë diplomatik të përballimit me diplomacinë e Serbisë në rajon dhe në arenën ndërkombëtare, si dhe përballjet me barrierat e pafund antikosovare të diplomacisë ruse. Përfshin ballafaqimet me segmente të diplomacisë europiane, e cila jo gjithmonë ka ruajtur koherencën e saj për Kosovën dhe për Ballkanin. Përfshin trajtimin e disa marrëdhënieve dhe problemeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Kosovës. Një trajtim të thelluar marrin temat e mekanizmave dhe intrigave diplomatike të Serbisë dhe aleatëve të saj kundër pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të Kosovës.

Në libër trajtohen për herë të parë nga autori çeshtje si e drejta e Kosovës për reparacione, e drejta e Kosovës për pjesën e trashëgimisë së ish Federatës Jugosllave, e dreja e paditjes së Serbisë në Hagë për genocid, çeshtja e kufijve, e Luginës së Preshevës, e Sanxhakut, etj. Një vëmendje të vecantë në libër i kushtohet analizës së procesit të bisedimeve në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë dhe implikimet e tij gjatë viteve deri në 2018, kur doli në plan të parë çeshtja e një marrëveshje përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve.

Libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” i autorit Shaban Murati paraqet një interes aktual diplomatik, akademik dhe kombëtar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkencëtarja shqiptare merr çmimin e rëndësishëm ndërkombëtar
E rrallë! Kush është shqiptarja që do intervistojë Princeshën e Kuvajtit »
Article Logic
Execution time: 0.12159085273743
array(1) { ["section"]=> string(79) "diplomati-shaban-murati-publikon-librin-e-vyer-keshille-metes-dhe-thacit-138260" }