Disa muaj në arrati, kapet 26-vjeçari shqiptar në Zvicër, për çfarë akuzohet

Publikuar tek: aktualitet, më 08:51 12-01-2019 Disa muaj në arrati, kapet 26-vjeçari shqiptar në Zvicër, për çfarë akuzohet Foto ilustruese

Autoritetet zviceriane kanë arrestuar një 26-vjeccar shqiptar i cili ishte shpallur në kërkim.

Shqiptari iu arratis policisë tetorin e kaluar gjatë një operacioni blic, të njësisë hetimore të Piacenzës në fund të një hetimi në lidhje me shitjen dhe prodhimin e drogës.

Pas disa muajsh në arrati, shqiptari me inicialet K. E, 26 vjeç, është arrestuar nga policia zvicerane në aeroportin e Zyrihut gati të hipte në një fluturim për në Prishtinë dhe u arrestuar në bazë të një urdhër arrestimi Evropian lëshuar nga Prokurori Publik i Piacenzës në tetor 2018.

26-vjeçari, së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë shqiptarë, të arrestuar, u akuzua për organizimin e blerjen e sasisë së 2 kg droge, që do të shitej në Piacenza. 26-vjeccari u ekstradua në Itali dhe tani është në burg në Como.

Ai  gjithashtu duhet t’i përgjigjet një serie akuzash, që kanë të bëjnë me vjedhjen e banesave dhe vilave në territorin e Firences.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02546215057373
array(1) { ["section"]=> string(81) "disa-muaj-ne-arrati-kapet-26-vjecari-shqiptar-ne-zvicer-per-cfare-akuzohet-148458" }