Disa njerëz besojnë se kjo fotografi tregon një telefon 800 vjeçar

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:17 22-12-2015 Disa njerëz besojnë se kjo fotografi tregon një telefon 800 vjeçar

Nuk janë të pakta rastet kur mediat i rreferohen burimeve konspirative ku mistere si alienët apo fenomene paranormale përbëjnë kuriozitet për tu lexuar.

Por paraqitja e kësaj fotografie të montuar si një fakt i pakundërshtueshëm se në të duket një telefon celular që daton 800 vite më parë, është një ofendim për inteligjencën e vetë lexuesve, pa diskutuar atë të gazetarit.

Një Photoshop i tmerrshëm që për këdo që ka informacione të përgjithshëm mbi historinë e disa nga qytetërimeve më të vjetra të botës, e kupton lehtë se është mëse absurde të shesësh për të vërtetë një telefon Nokia, mbi të cilin janë Photoshopuar disa simbole kuneiforme sumere mbi 7,000 vite të lashta, por ndodh që ky telefon antik është gjetur në Austri, dhe daton 800 vite më parë.

Fakti i pakontestueshëm që u serviret lexuesve është një video në Youtube...apo 2 minuta humbje kohe, shoqëruar me disa shprehje si “tronditet shkenca”, që më e saktë do ishte “lajthit përkthyesi”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034611940383911
array(1) { ["section"]=> string(72) "disa-njerez-besojne-se-kjo-fotografi-tregon-nje-telefon-800-vjecar-28361" }