DISIPLINA nuk fal STAROVËN, dënohen rëndë trajneri i PARTIZANIT dhe lojtari i SKËNDERBEUT

Publikuar tek: sport, më 14:53 31-01-2018 DISIPLINA nuk fal STAROVËN, dënohen rëndë trajneri i PARTIZANIT dhe lojtari i SKËNDERBEUT

Komisioni i Disiplinës pranë FSHF-së ka nxjerrë vendimet për këtë javë.

Trajneri Sulejman Starova është dënuar me plot 8 ndeshje mungesë, pas veprimeve ndaj Enea Jorgjit.

Zyrtari i KF “Partizani”,Sulejman Starova, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe për përseritje të shkeljeve disiplinore, në bazë të nenit 40/1 dhe 49/2/a) të KDS, dënohet me 8(tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Lojtari i KF “Skënderbeu”, Marko Radas, për sjellje ofenduese dhe fair play, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, në bazë të nenit 66/2 të KDS,dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Zyrtari i KF “Flamurtari” U-17, Sherif Idrizi, për prostesta ndaj vendimeve te zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a) të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Në zbatim të nenit 136/1/b) të KDS, gjoba aplikohet në masën 3%. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ZYRTARE/ Armando Sadiku firmos me klubin e ri, urim në shqip për "BOMBERIN" shqiptar
Sadiku firmos në Spanjë, por në prezantim bën një 'gabim' të vogël (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.023361921310425
array(1) { ["section"]=> string(95) "disiplina-nuk-fal-staroven-denohen-rende-trajneri-i-partizanit-dhe-lojtari-i-skenderbeut-108612" }