Diskutime mbi rritjen e çmimit të ujit dhe borxhit të akumuluar, Dervishaj: Do firmosen kontrata me ujësjellësat

Publikuar tek: ekonomi, më 15:51 20-10-2016 Diskutime mbi rritjen e çmimit të ujit dhe borxhit të akumuluar, Dervishaj: Do firmosen kontrata me ujësjellësat

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Sokol Dervishaj, ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga Enti Rregullator i Ujit, ku u paraqit raporti i performancës së ujësjellësave për vitin 2015.

Ministri Dervishaj tha se duke filluar nga muaji nëntor, fillon faza e dytë e reformës së Ujit, që parashikon implementimin në terren.

Një element i rëndësishëm në fazën e dytë, Ministri Dervishaj tha se do jetë  firmosja e kontratave të performancës me gjithë ujësjellësat e vendit, duke i hapur rrugë  elementëve të tjerë që lidhen me strukturimin, ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, apo kualifikimin e stafeve.

Dervishaj u ndal edhe te problematika e subvencionimit, duke theksuar se Qeveria do të vazhdojë këtë skemë edhe për 5 vitet e ardhshme, por bazuar në performancën e shoqërive.

Në lidhje me shqetësimin e disa kryetarëve bashkish për borxhin e akumuluar ndër vite, Dervishaj tha se Qeveria është duke punuar për një model që jep zgjidhje përfundimtare, ndërkohë është parashikuar falja e një pjese.

I pyetur për propozimin e “ERrU”, për rritjen e çmimit të ujit, Dervishaj tha se nuk është Ministria që vendos, por duhet të zbatohet një politikë e kujdesshme.

“Nëse reforma zbatohet me sukses në terren, duke u fokusuar te ulja e humbjeve në rrjet, nuk shikoj arsye pse të ketë rritje të çmimit. Qytetarët nuk duhet të vuajnë pasojat e keqmenaxhimit të ujësjellësave”, tha Dervishaj.

Ministri kërkoi bashkëpunimin e pushtetit vendor, sidomos në aspekte që lidhen me mirëmenaxhimin dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore nga ndërmarrjet e ujësjellës kanalizimeve. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.03426194190979
array(1) { ["section"]=> string(116) "diskutime-mbi-rritjen-e-cmimit-te-ujit-dhe-borxhit-te-akumuluar-dervishaj-do-firmosen-kontrata-me-ujesjellesat-56843" }