Diskutimet për buxhetin 2016, Cani: Shqipëria një vend modest, po e cojmë në ngritje nga viti ne vit

Publikuar tek: ekonomi, më 12:09 24-11-2015 Diskutimet për buxhetin 2016, Cani: Shqipëria një vend modest, po e cojmë në ngritje nga viti ne vit

“Shqipëria është një vend modest, edhe rritjen ekonomike e ka modeste. Ne po e cojmë në ngritje nga viti në vit ”, është shprehur Ministri i Financave Shkëlqim Cani, në Komisionin e Ekonomisë ndërkohë që vijojnë diskutimet për projektbuxhetin 2016, i paraqitur ditën e djeshme.

Më tej ai deklaroi në lidhje me marrjen e borxhit nga Fondi Monetar Ndërkombëtar:

“Marrëveshja me FMN do sjellë ulje të borxhit,kemi negociuar për të rënë dakord. Mos ia hidhni fajin qeverisë. Kur investitorët paraqesin interes për të dhënë borxh duhet vlerësuar. Përshëmbull Kroacia ka interesin më të lartë se ne të borxhit, e dini apo jo?

Ne rishikojmë treguesit ekonomikë dhe bëjmë parashikimin për dy vite të tjera në kuadër të heqjes së risqeve. Pritshëmritë për të ardhmen janë pozitive. Sektori energjitik po ecen me hapat që duhet në drejtimin e duhur”, theksoi Cani.

Pritet të vijojnë diskutimet edhe nga ana e deputetëve të tjerë në Komisionin parlamentar të Ekonomisë në kuadër të paraqitjes së projektbuxhetit 2016. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026623010635376
array(1) { ["section"]=> string(103) "diskutimet-per-buxhetin-2016-cani-shqiperia-nje-vend-modest-po-e-cojme-ne-ngritje-nga-viti-ne-vit-26160" }