Dita Botërore e Jazzit, turistët e huaj festojnë dhe kërcejnë në Bulevardin e Beratit

Publikuar tek: kulture-art, më 20:46 30-04-2018 Dita Botërore e Jazzit, turistët e huaj festojnë dhe kërcejnë në Bulevardin e Beratit Nga festimet

30 prilli njihet ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Jazz-it, që festohet me qëllim ndërgjegjësimin mbi vlerat e kësaj rryme muzikore.

Për të festuar këtë datë, në shumë vende organizohen evente të ndryshme, ku lajtmotiv mbetet edukimi përmes Jazz-it, ku theksohen vlera të ndryshme si uniteti dhe dialogu përmes kulturës.

Edhe në Shqipëri aktivitetet me këtë rast nuk kanë munguar. Në qytetin e Beratit, ku vitet e fundit vihet re një numër i madh turistësh, është mbajtur një koncert në skenën e improvizuar në bulevard. Ndryshe nga organizimet e tjera, në këtë festë, të rinjtë dhe të rejat kanë sjellë në skenë këngë të muzikës qytetare të ripërpunuara në versionin jazz.

Aktiviteti i organizuar nga Qendra Kulturore “Margarita Tutulani” ka mbledhur në pedonalen e qytetit qindra artdashës e fansa të këtij zhanri, mes të cilëve shumë turistë çekë, italianë e anglezë, të cilët janë mahnitur nga atmosfera e krijuar dhe kanë kërcyer nën tingujt e përzgjedhur nga Altin Metohu, muzikant dhe ideatori i kësaj feste.

31655643_10156150001818617_6625636543329468416_n.jpg31543200_10156150001728617_4781525891647799296_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vijon ‘beteja’ për TK, nis mbledhja e firmave kundër vendimit
»
Article Logic
Execution time: 0.018488883972168
array(1) { ["section"]=> string(91) "dita-boterore-e-jazzit-turistet-e-huaj-festojne-dhe-kercejne-ne-bulevardin-e-beratit-118962" }