Dita e dytë, vazhdon protesta “Mbro Qytetin” te parku “Rinia”

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:19 25-01-2016 Dita e dytë, vazhdon protesta “Mbro Qytetin” te parku “Rinia”

Protesta “Mbro Qytetin” te parku “Rinia” vazhdohet sot nga qytetarët të cilët kërkojnë të mos prishet e vetmja mushkëri e qendrës së Tiranës. Aktivistët thonë se “në mungesë te planit rregullues po merren vendime qe po cënojnë rëndë interesin publik dhe siperfaqet e pakta të gjelbërta”.Ata kanë publikuar një deklaratë e cila thotë: Kjo zonë ka qenë përherë nën presionin e ndërtimit dhe shenjat që shohim janë shqetësuese. Sjellja që shihet rëndom është hapja në park e një sheshi për parkim, i cili pas disa vitesh përdorimi bën që të harrojme se ku ka qenë kufiri i parkut. Pas kësaj faze, parkimi kthehet në shesh ndërtimi e më tej në pallat. Shohim se kjo sjellje është kthyer në model zënieje të hapësirave publike.Së dyti, dëshirojmë të vemë në dukje se nxitimi për projekte te tilla, përfshi edhe vendimet për parkimet mbi dhe nëntokësore, të cilët janë të pastudiuar në raport me flukset e trafikut dhe të këmbësorëve, në një kohë kur ende nuk ka filluar puna për planin e përgjithshëm vendor të Tiranës, janë shumë shqetësuese dhe e kthejnë procesin e planifikimit në një hipokrizi dhe alibi për akte të mundëshme korruptive, duke humbur kështu besimin e opinionit publik. ”.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028568029403687
array(1) { ["section"]=> string(62) "dita-e-dyte-vazhdon-protesta-mbro-qytetin-te-parku-rinia-30845" }