Dita e mëtejshme e shkollës që nuk ekziston

Publikuar tek: analiza-komente, më 09:24 19-09-2018 Dita e mëtejshme e shkollës që nuk ekziston

Nga Natasha Lako

1.Ora e parë e lidhur me inagurimet.

Lexoj se nxënësit e ekselencës janë të parët që kanë udhëtuar drejt Stambollit me avionin nën hije, kuq e zi.

Do të ishte më mirë t'i ngjiteshin një mali të lartë dhe të kishin pasione të pafundme të sotme të rinisë. Sigurisht do të mbetet për disa një kujtim i kthyer në një shfaqje personale mbresëlënëse drejt suksesit pasi është rasti për të shënuar në CV edhe këtë udhëtim të bekuar nga dy qeveri bashkë. Nuk mendoj se ekselenca mund të blihet me një udhëtim. Por a mund të quhen nxënes të ekselencës ? Jam vërtet e trembur për këtë vend.

2.

Ora e dytë. Më mirë menjëherë pushim.

Përsëri historia e një vajze 11 vjeçare qe ka treguar për abuzimin seksual të mësuesit të vet dhe që nga qershori deri tani, ka mbetur një çeshtje e zvarrur. Shtëpia e saj qëllohet natën, vetëm një dite pasi vajza është kthyer në shtëpi, pas traumës të paktën publike, të paktën si thote shtypi. Diçka e ngjashme me ngjarjen për gazetaren investiguese dhe , po ashtu ,njësoj në një sens tjetër juridik, e pavërtetuar ende deri në fund.

Por sa abuzime seksuale me te mitur a të mitura zbulohen deri në fund në këtë vend. Kulturë e re e frikshme e mbulimit të gjithçkaje.

3.Ora e tretë. Njesitë matëse.

Mësoj se shkollës se Maliqit, me emrin e Fan Nolit, e cila dikur ka qenë shkollë profesionale i kanë vënë emrin 'Skenderbeu' me rastin e vitit të heroit tonë të madh kombëtar.

Mendoj se kështu ka vendosur këshilli bashkiak, që nuk ka ditur si ta ofrojë Skënderbeun neper fushe betejat tona.I perfytyroj duke vene ne kandar keto figura te historise shqiptare.Dhe ndoshta ky është një ushtrim i ri i ekselencave të sotme. Po ekselencat e portetizuara për 30 vjet me radhë, që nuk kanë pushuar së dali në foto me çdo lloj kryemistër nuk dihet se ku e kanë futur koken. Të paktën t'i shihnim me ndonjë kandar në duar.Por me qe ky përfytyrohet ende shumë i rënde, aftesitë matëse i duhen lëne atyre që i kanë shpikur edhe masat.Mund të shkojmë ndoshta deri në komisioni i Venecias për të mësuar se kush ja vjen më shumë për një mur dhe dije shkollare, emri Fan Noli, apo Skënderbeu. Ose në ja vlen si dëshiroj une, të hap nje han pothuaj të njëjë si të kohës së Skenderbeut. (ide që duhet regjistruar në bankën e ideve)

4.

Ora e katërt.

Zbavitje që të bijë mbi kokë.

Mendova se ekselencë e ekselencave si gjithmonë do të mbeteshin "Vatranët" tanë të fashmëm, të cilët gjatë konferencës së paqes në Paris, të viteve 1918-1919, kanë lujtur rolin e qeverisë hije. (e kush e kujton pas 100 vjetësh ato vite të etëshme). Dhe për të qenë më të relaksuar, mendova se mund të shpreheshin diku për qendrimin ndaj godinës se teatrit dhe të pakten ruajtjen e gjurmëve të saj. Dhe këtë e them, jo për brezin e dikurshëm të emigrantëve, që ndoshta nuk arritën të shihnin ndonjë shfaqje në Brodëej, megjithëse mbureshin me aktoren e vogël balerinë Elena Qirici. E them për ata që e dine se në godinën e teatrit neëgrahmat e tij të fundit, është vënë në skenë "Dhelpra dhe rrushtë" ku ka shkëlqyer Kadri Roshi dhe ka lulëzuar profesionalisht Margarita Xhepa, kjo statuetë e gjallë e kohës se saj. Dhe kaq mjafton.

Bashkimi Europian mund të japë një mendim për pabarazitë ligjore dhe për rishqyrtimin e ligjit. Por për te, e të gjithë të huajt që sigurisht janë të pafund, historia e teatrit shqiptar nuk mund të egzistojë. Atë madje nuk e dinte as një zevendësministre e ardhur nga Prishtina.

Por 'Vatranët' e sotëm duhet ta dinin se në atdheun e tyre madhështor të cilin shumica e ka fituar me llotarinë më të madhe të botës, këta pra pasardhësit e luftëtarëve të djeshëm të çështjeve madhore , mund të kenë parë teatro ose godina private, të cilat mund të prishen sipas vullnetëve komerciale. Por 'vatranët' duhet të jenë të parët që dinë se kush e bën atë vend edhe të tyre edhe të Donald Lu të madhërishëm. Dhe një shembull i respektimit të gjurmëve ku ka ecur një shoqëri kaq madhështore edhe në thellësitë e saj është historia e teatrit 'Avalon,' më tepër se 100 vjeçare, në Maryland, që ruhet dhe restaurohet plot kujdes. Dhe nuk flitet per nje teater shtetëror të mirëfilltë por për ndërhyrjen e gjithë komuniteti dhe më pas kujdestarinë e një fondacioni që ka marrë përsipër të mos prishë as pamjen as kujtimet. Dhe një nga arsyet e kësaj përkujdesje për teatrin 'Avalon' është se atje janë shfaqur si premiera botërore tre filma amerikane, mes të cilëve, në një prej tyre ka lindur edhe puthja e parë e filmit amerikan si dhe një nga rolet më të famshëm të Clark Gembel. Prisja që "Vatranët" të reagonin, duke ditur historitë e pafundme të fytyrës amerikane. Asgjë.

Une nuk e di origjinën e Federika Mogerinit, sa dhe si a përfytyron teatrin botëror. Ndoshta edhe 'vatranëve' të sotëm nuk u mjafton Roza Xhuxha Anagnosti. Sepse për shqiptarët zeroja me xhufte do të egzistojë përgjithmonë, pavarësisht se një shkollë që përserit edhe emrin e një universiteti, nuk do te jetë më.

5.Mësim jashtë klase. Me mësues privat. Thenë ndryshe tutor.

Të pakten ngushëllohemi që në kohën e famshme të transzicionit, nga thënia e famshme që do të vijë një kohë që njeriu do të hajë njeriun, duket se lindur thënia se ka ardhur koha që godinat shqiptare të hanë njëra tjetrën. Dhe kjo ka ndodhur shpesh edhe me emrat e shkollave dhe të rrugëve. Por presionet dhe ndërhyrje e familjarëve për t'i bërë qoka vetes nuk janë asgjë para presionet real të ndërtimit qe jane gati të papërballueshme qoftë nga trashëgimtarët që kanë shitur tokat që dikur. Nje ngërç politiko ekonomik që i ngriu dikur, sot po bymen të gjithë pronat, deri sa shohim se nga një pronar i dikurshëm shfaqen me dhjetëra dhe dhjetra trashëgimtarë, të cilët kërkojnë të përfitojnë për frymë, nën shembullin e ndajrjes së tokave bujsesore që në vitin 1992. Këtë shfrytëzim të pashpirt të tokës, e kuptojnë fare mirë të gjithë vendet aziatike, ku dendësia e popullsisë e jashtëzakonshme, gati e matshme me presionin shqiptar, aq sa kullat kanë mundësi të vetvetishme të shfaqen që në mënyrë figurative të ngrihen të njëjtet grafikëve ëe Insatit, për progresin shqiptar, gjë që ka ndodhur dhe vazhdon të ndodhe në të gjithë vendet ku nga marrëdheniet e varfërise feudale , bisnesi është hedhur në një treg të ri . Por se çfarë kanë lidhje vetëm në çështje të bisnesit mbi 70 deputetë dhe deputete të një force politike, që mund t'i japin një teatër të ri Tiranës, duke shembur atë egzistues, kjo mund të mbetet një enigmë e madhe. Dhe menjëherë më kujtohen ato vitet 1918-1919, kur njëkohësiht me percaktimin e kufinjve shqiptarë, në Bukuresht ca studentë të dikurshëm të ekslelencës shqiptare, si Vangjush Mio , ngjiteshin në skene vetëm e vetëm që të themelonin teatrin shqiptar. Dhe përsëri flitet për dhjetra e dhjetra kulla, që tregojnë ecurinë e ekonomisë së tregut, dhe për një teater të vetem, sigurisht te ri dhe vetëm një. Nga del kjo matematike kaq e çekuilibruar. Ç'po ndodh ne këtë vend? Ndoshta ndonjë përgjigje të egzistencës të madhe të hendekut mes bisnesit dhe kulturës mund të na i spjegojnë edhe emisaret e BE, për të cilet çështja e gjurmëve kulturore të këtij vendi që i thonë Shqiperi, nuk ka të bëjë me sa duket me shpirtin njerëzor. Ndoshta një godinë e tillë e re teatrore, qe shpreh këtë gjendje të konfiguruar mes dy kampeve të luftës më të fundme të ftohtë , bisnesit dhe kulturës kombëtare, duhet të fitojë sipas kritereve që i pranon edhe BE. Po fytyra e Tiranës? Po ato ligamente që nevojiten patjetër për të lidhur gjithe trupin ? Të presim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Transmetimet, e vërteta përtej zhurmës
»
Article Logic
Execution time: 0.0243239402771
array(1) { ["section"]=> string(50) "dita-e-metejshme-e-shkolles-qe-nuk-ekziston-134860" }