Dita e parë e shkollës, nxënësit e prindërit duhet ta lexojnë këtë LEKSION të rëndësishëm nga profesor Kabo

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:50 11-09-2017 Dita e parë e shkollës, nxënësit e prindërit duhet ta lexojnë këtë LEKSION të rëndësishëm nga profesor Kabo

 Profesor Përparim Kabo 11 shtator 2017…

Dita e parë e shkollës për arsimin parauniversitar…

 Nuk e di pse hutueshëm sot me gjumit dhe zgjimit më vinin ca tinguj…në çast e njoha ishte ajo melodia e ca këngëve patriotike të fillimit të shekullit XX që shkolla 9 vjeçare që kam pranë shtëpisë vë çdo mëngjes kur fëmijët afrohen në shkollën aq të preferuar si me emër e histori…Megjithëse nuk është 1 shtator është 11, janë dy 1-sha pranë e pranë…Filloi edhe një viti ri shkollor thash me vete, fëmijë që vijnë për herë të parë, të tjerë që do rikthehen makinat luksoze që do bllokojnë rrugën, fërshëllimat e policëve një hare dhe rrëmujë e padëshiruar…

Një udhëtim i bukur nisi, mësuese dhe mësues(këta më pak gjenden në shkollat 9-vjeçare) kthehen në ritualin e përvitshëm, një punë e lodhëshme, një punë që do frymë, lyp përkushtim, jep dhe merr dashuri, që kërkon durim, dhe realizohet me sakrifica sepse pagat janë jo ato që sjellin dinjitet për mësuesin në Republikën e Shiperisë. Filloi viti ri akademik… po çfarë do duhet t’u thonë nxënësve edukatorët…Tek merja kthesën në shkollën pranë shtëpisë sime dëgjova një zë të butë gruaje, më pëlqeu që ishte i butë, i ngrohtë njerëzor dhe gjithpërqafuesmësuesja poi u fliste fëmijëve. Komunikimi ka shumë rëndësi, si për atë që e ndërton dhe për atë që përfshihet. Pa komunikim nuk ka personalitet. Pra fëmijët dhe mësimëdhënësit, prindërit dhe institucionet, nëse e shohin shkollimin si komunikimi; duhet ta kuptojnë atë si mundësinë për të ndërtuar personalitetin, si një punë e vështirë, pse jo si një udhë e gjatë, si sakrifica e sfida nga më të ndryshmet. Eh nëse nisim udhën për të ndërtuar personalitetin duhet të mbajmë në dritëqendërsim disa parime. Personaliteti individual dhe ai i brezit është tabani ku ngrihet detyrimi për një gjeneratë…Në të kundërtën njerëzit pa personalitet janë të pavlerë, brezat pa personalitet e lënë në mëshirën e fatit shoqërinë, atdheun, dhe më keq akoma historinë…Nuk dua të tregohem didaktik, flas si një njeri që mbushi 40 vite që ka përfunduar studimet e larta universitare dhe kohën më të gjatë e ka në arsim, si punë, përkushtim dhe dashuri. Unë do ta nisja bisedën në klasë sot qoftë edhe me 6 vjeçarët me këto fjalë…”Beso te vetja”…

Nuk është e lehtë, sepse me ta shkruar në drasën e zezë do duhej të jepje besueshmëri se unë si mësuese apo mësues, të tregoja me të dhëna të jetës personale se kam besuar te vetja. Nënshtresat janë, kisha një ëndërr dhe e ushqeva e shëndrova në ideal dhe punova për të pa kthim pas…Pas këtij strukturimi duhet të shpjegohet butësisht, se çfarë do të thotë të besosh te vetja. Fatkeqësisht shoqëria jonë është sëmurur me këtë patologji të mosbesimit te vetja, njerëzit duket sikur ushqehen të mos besojnë të vetja, më tej mos besojnë te institucionet, te shteti, te morali, te gjithçrethon dhe tek e pasmja vjen një ditë që të mos besojnë as të shkolla e as te prindërit.


Besimi te vetja nuk është vetem çështje etike personale dhe e ambientit familjar…Ndodh që faktor si ekonomia, politika, urbanizmi, transporti, varrezat, ushqimi, arti, natyra, krimi, dhuna, policia, gjykatat, veshja, moda, media, sporti, udhëtimet, ndjeshmëritë, sexy, miqt e amiqt, ta bëjnë njeriun dyshues dhe mosbesues te vetja. Kjo lloj krize është fatalitet…Nëse në masën dërmuese fëmijët janë të tillë që nuk nisin të edukohen që në vitet e para në shkollë më këtë ideal,”Beso te vetja”… ata janë udhëtar të një fati që nuk varet prej tyre. Të besosh te vetja nuk është deklarim është investimi i cili jep llogari në fund të jetës… ndoshta edhe pasi nuk je më në jetë nëse ke lën pas punë vepra dhe kontribute…! Ushqimi I besimit te vetja në rrugën e injoirancës, imoralitetit dhe përdorshmërisë së materiales jashtë dhe kundra ligjit dhe moralit shumë shpejtë do ta gropasi shoqërinë…Nëse nuk mbrin të ndërtosh filozfinë, moralin dhe energjinë për të besuar te vetja në vendin që jeton dhe në shoqërinë ku bën pjesë atëhere zbrazja e këtij vendi dhe kësaj shoqërie është ikja pa kthim për shkakun sepse unë e dua veten dhe besoj ndaj nuk mund ta lë në duart e fatshkatrimit !

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027221202850342
array(1) { ["section"]=> string(112) "dita-e-pare-e-shkolles-nxenesit-e-prinderit-duhet-ta-lexojne-kete-leksion-te-rendesishem-nga-profesor-kabo-91938" }