Dita e punëtorëve, Rama jep lajmin e mirë: 38 mijë vende pune janë të lira

Publikuar tek: ekonomi, më 08:12 01-05-2017 Dita e punëtorëve, Rama jep lajmin e mirë: 38 mijë vende pune janë të lira

Kryeministri Edi Rama ka uruar 1 Majin, ditën e punëtorëve duke dhënë një lajm të mirë për të gjithë.

Teksa flet për një menaxhere e cila u punësua përmes  Shërbimit Kombëtar të Punësimit, kryeministri tregon se janë edhe 38 mijë vende të lira pune që presin për aplikime.

“Ju uroj 1 Maj të mbarë me këtë imazh të kësaj menaxhereje punësuar në një nga hotelet më të mira në Tiranë përmes Zyrave të Punës. Iden Petraj besoi tek Shërbimi ynë Kombëtar i Punësimit ku aplikoi dhe mori ofertën e përshtatshme vetëm një javë më pas. Në 3 vitet e fundit janë punësuar 79096 punëkërkues vetëm nga zyrat e punës, ndërkohë që aktualisht janë dhe 38 mijë vende të lira në dispozicion. Por shumë më shumë mbetet ende për tu bërë për punësimin. Dhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara për Shqipërinë që duam”, shkruan kryeministri në facebook.

 

 18198543_10154705267896523_119441357459995531_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027268886566162
array(1) { ["section"]=> string(78) "dita-e-punetoreve-rama-jep-lajmin-e-mire-38-mije-vende-pune-jane-te-lira-77013" }