Dita e themelimit të PS-së e gjen të qeshur, Tahiri paralajmëron rikthimin e fuqishëm: Do të ringrihemi

Publikuar tek: barometri, më 08:20 13-06-2018 Dita e themelimit të PS-së e gjen të qeshur, Tahiri paralajmëron rikthimin e fuqishëm: Do të ringrihemi

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka bërë një urim mjaft të veçantë për 27 vjetorin e Partisë Socialiste, teka me fjalët e tij ka lënë të nënkuptohet se ka ndërment t’i rikthehet politikës.

 

 

Tahiri është shprehur se ka gjithmonë momente të vështira në jetë, por sipas tij ka edhe më keq.

Ish-kryetari i PS në Tiranë ka theksuar se herët ose vonë do të ringrihet për gjithçka që nuk ka arritur të bëjë dot.

POSTIMI:

Nga 27 vjet, kam jetuar pak me shume se gjysmen e tyre mes shume burrash e grash, te rinj e te reja ne PS.
Disa nuk jetojne me, te tjere jeta u ka hapur rruge te reja, shume jane ende e shume bashkohen.
Kam pasur privilegjin te njoh shume, te flas, te debatoj e mbi te gjitha te ndjej mbeshtetjen e shume prej tyre ne cdo moment. Akoma me shume sot.
Momente te veshtira ka gjithmone, jeta ma solli ta kuptoj shume mire kete. 
Ka plot te tjere qe kane pare e shohin keq e me keq ama. E ndoshta as flasin dot.
Por dikur, do ringrihemi! Heret, me shume se vone. Per gjithcka nuk beme dot, e gjithcka duhet te bejme per te mos u perkulur para padrejtesise.
Per te dobtin qe do ze, te varfrin qe do nje shans, te mundurin qe do drejtesi, te pastrehun qe do shtepi, te papunin qe do pune, te aftin qe do merite, te gjithe ne Shqiperine tone, 27 vjet jane mjaftueshem per te kuptuar ku do hedhim kemben e rradhes.
Gezuar!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.078482151031494
array(1) { ["section"]=> string(108) "dita-e-themelimit-te-ps-se-e-gjen-te-qeshur-tahiri-paralajmeron-rikthimin-e-fuqishem-do-te-ringrihemi-124176" }