Dita e verës/ Linda thyen “traditën”, nuk shoqëron Ramën në Elbasan

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:40 14-03-2015 Dita e verës/ Linda thyen “traditën”, nuk shoqëron Ramën në Elbasan kryeministri Edi Rama sot në Elbasan

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt qytetit të Elbasanit për të marrë pjesë në festimet për ditën e verës.

Ajo që ra në sy gjatë takimeve që Rama ka zhvilluar në Elbasan, ishte mungesa e bashkëshortes së tij, Lindës. Ishte bërë zakon që çifti Edi-Linda të merrnin së bashku pjesë në këto festime, madje edhe kur Rama ishte në opozitë, ndërsa ndryshe ka ndodhur këtë vit.

Nuk  dihet nëse ka qenë dëshirë e vet Lindës për të mos udhëtuar drejt Elbasanit, apo kryeministri Rama ka preferuar të shoqërohet në këtë ditë vetëm nga kreu i Bashkisë së këtij qyteti Qazim Sejdini dhe deputetja e Elbasanit, Evis Kushi.

Sot në Elbasan dhe Tiranë është festuar dita e verës, e njohur si një festë pagane e me histori disa shekullore në këtë zonë.

*Çifti Rama dy vite me parë në Elbasan për ditën e verës

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024741888046265
array(1) { ["section"]=> string(68) "dita-e-veres-linda-thyen-traditen-nuk-shoqeron-ramen-ne-elbasan-5883" }