Dita e verës një festë pagane, në Tiranë shpërndahen libra fetarë

Publikuar tek: fcb-bomb, më 21:19 14-03-2015 Dita e verës një festë pagane, në Tiranë shpërndahen libra fetarë

Sot Tirana, Elbasani dhe shumë qytete të Shqipërisë kanë fetuar ditën e verës, e njohur si një festë e lashtë pagane jo vetëm në territoret ku sot jetojnë shqiptarët, por edhe në Greqinë e lashtë si dhe në perandorinë Romake.

Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë mbushur rrugët e qyteteve për të festuar këtë ditë, por ka pasur edhe nga ata që e kanë përdorur festën pagane për qëllimet e tyre fetare. Siç shihet edhe në këtë foto të publikuar në rrjetet sociale, në digën e liqenit artificial të Tiranës këta besimtarë kanë shpërndarë falas për qytetarët e interesuar libra fetarë, ndonëse sot ishte një festë pagane dhe jo fetare.

Dita e verës simbolizon nderimin e natyrës dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Ja si e shpjegonte shkrimtari i madh shqiptar Faik Konica këtë festë: "Dita e Verës është dita ne te cilën stërgjyshërit tanë, kur nuk kishte lindur krishtërimi, kremtonin bashkë me romakët dhe grekërit e vjetër perënditë e luleve, të shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzëqeshur, e hollë dhe e gjatë si në pikturë të Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga një barrë, shijon një qetësi, një lumturi te ëmbël. Në këtë gëzim stërgjyshërit tanë ndjenin një detyrë, tu faleshin perëndive që sillnin këto mirësira. Dhe ashtu lindi festa hiroshe që e quajnë Dita e Verës.”

Gjithsesi, në Shqipëri këto situata nuk të rralla pasi harmonia që ekziston në vend, krijon mundësinë e shpërndarjeve të ideve të secilës palë, pavarësisht ndryshime midis tyre.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023059129714966
array(1) { ["section"]=> string(69) "dita-e-veres-nje-feste-pagane-ne-tirane-shperndahen-libra-fetare-5912" }