Dita ndërkombëtare e Librit, për nder të kolosëve të letërsisë Shakespeare e Servantes

Publikuar tek: kulture-art, më 11:57 23-04-2015 Dita ndërkombëtare e Librit, për nder të kolosëve të letërsisë Shakespeare e Servantes

Data 23 prill shënon Ditën ndërkombëtare të Librit dhe të së drejtës autoriale, datë e lidhur posaçërisht me vdekjen e dy prej autorëve  të  mëdhenj të letërsisë botërore, që janë William  Shakespeare në Angli dhe Migel De Servantes në Spanjë.

Kjo datë është përzgjedhur në vitin 1995 nga Asambleja e Përgjithshme  e Unosco-s duke patur parasysh  rëndësinë e të drejtës së autorit, e duke bërë thirrje kështu  për rëndësinë e respektimin e të drejtës autoriale  në mbarë botën. Në kuadër të kësaj dite, janë zhvilluar sot disa aktivitete në Fakultetin e Histori-Filologji, Biblioteka Kombëtare, Shoqata e Botuesve duke bërë të mundur promovimin  e disa librave të vetë anëtarëve të Departamentit të Letërsisë si Dhurata Shehri, Floresha Dado, Agron Gjokmarkaj etj.

Duket se kjo ditë ka shërbyer  për aktualizimin e vet qëllimit për të cilin është krijuar, duke shërbyer kështu si një fushatë për mbrojtjen e të drejtës autoriale, për mbrojtjen e librit në vetvete nga të gjithë përdoruesit e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mustafa Nano në një shfaqje për jofetarë, “Dhe profetët dinë të puthin”
Sajmir Pirgu rikthehet në Royal Opera House në Londër me “King Roger” »
Article Logic
Execution time: 0.02357006072998
array(1) { ["section"]=> string(90) "dita-nderkombetare-e-librit-per-nder-te-koloseve-te-letersise-shakespeare-e-servantes-9508" }