Dita Ndërkombëtare e Televizionit, Dom Artur Jaku mesazh të fortë: Jepini zë të pafuqishmëve, mos u bëni autoparlant për gënjeshtrën

Publikuar tek: kulture-art, më 13:02 21-11-2017 Dita Ndërkombëtare e Televizionit, Dom Artur Jaku mesazh të fortë: Jepini zë të pafuqishmëve, mos u bëni autoparlant për gënjeshtrën

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Televizionit, shpallur e tillë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Dom Artur Jaku jep një mesazh tejet domethënës që vlen jo vetëm për televizonin në veçanti por të gjithë median.

“Bëhuni palë me të dobëtin, me të vërtetën. Kjo duhet të jetë urdhëresa juaj e parë. Jepuni zë të pafuqishmëve dhe mos u bëni altoparlant për zërin e gënjeshtrës”, u bën  apel miqve të medias Dom Artur Jaku.

“Dita ndërkombëtare e televizionit lindi si mirënjohje e vëmendjes që ka ai në vendimarrje.

Fuqia e ekranit duhet të na aftësojë në shtysën drejt lirisë, drejt një tregu shkëmbimi kulturor që formëson kulturën e pranimit, elektrizon demokracinë si sistem vlere, shtyn kreativitetin në prodhimtarinë artistike, njëson të përveçmet!

Një botë që ekranizohet për të qenë po aq e vërtetë sa vetë e Vërteta.

Në këtë ditë dua t'u kujtoj miqve të mi të medias: bëhuni palë me të dobëtin, me të vërtetën. Kjo duhet të jetë urdhëresa juaj e parë.

Jepuni zë të pafuqishmëve dhe mos u bëni altoparlant për zërin e gënjeshtrës.

Ju nuk keni në dorë vetëm informimin por edhe formimin e njerëzve e kjo ndodh, kur e vërteta është e plotë.

Mos e imitoni politikën, kërkojini llogari asaj- për të mirën e përbashkët.

Mos u dorëzoni në misionin tuaj fisnik që keni marrë përsipër”, përmbyll mesazhin e tij të fortë prifti Dom Artur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Turpi me 3 mijë lekëshin që i kërkonin për të hyrë në teatër, shfaqet DIVA Tinka Kurti
Tre thasë me drogë në depo, arrestohet në flagrancë vlonjati (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.014148950576782
array(1) { ["section"]=> string(136) "dita-nderkombetare-e-televizionit-dom-artur-jaku-mesazh-te-forte-jepini-ze-te-pafuqishmeve-mos-u-beni-autoparlant-per-genjeshtren-100353" }