Dita Ndërkombëtare e Vajzave, "Save the Children" jep një mesazh të rëndësishëm

Publikuar tek: bota, më 17:57 11-10-2016 Dita Ndërkombëtare e Vajzave,

Çdo 7 sekonta 1 vajzë nën moshën 15 vjeç martohet në botë, sipas raportit të Save the Children.

 Sipas raportit vajzat e reja nën 10 vjeç janë të detyruara të martohen me burra të mëdhenj në moshë, duke përfshirë vendet si Afganistani, Jemeni, India apo Somalia.

Sipas "Save the Children" martesat në moshë të re kanë disavantazhe të mëdha tek të rejat.

Konfliktet, varfëria dhe krizat në çift janë ndër problemet me të cilat përballen të rejat që martohen në moshë të re.

“Vajzat qe martohen në moshë të re dhe nuk i përkushtohen shkollë janë më të ekspozuara ndaj dhunës dhe abuzimit. Ato mbeten shtatzënë dhe shumë prej tyre infektohen nga HIV”-thotë organizata “Save the Children”.

Sipas UNICEF numri i grave të martuara që në fëmijëri do të rritet nga 700 milionë në 950 milionë deri në vitin 2030. Ky raport është publikuar në "Ditën ndërkombëtare të Vajzave". Mbrojini Vajzat!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.24959301948547
array(1) { ["section"]=> string(82) "dita-nderkombetare-e-vajzave-save-the-children-jep-nje-mesazh-te-rendesishem-55837" }