“DITA”-Rama, si u ‘’urryen’’ dhe u ‘’dashuruan’’ brenda 3 ditësh

Publikuar tek: politike, më 12:57 12-08-2015 “DITA”-Rama, si u ‘’urryen’’ dhe u ‘’dashuruan’’  brenda 3 ditësh Dy numrat e gazetës ''Dita'', i djeshmi dhe i sotshmi

Gjatë tri ditëve janë parë të shkatërrohen marrëdhënie, por edhe të rregullohen fuqishëm. Gazeta ‘’DITA’’, e njohur për politikën e saj të majtë, nisi të sulmojë fuqishëm kryeministrin Rama, nëpërmjet një shkrimi për një pilot gjerman që e kishte shqetësuar duke fluturuar me helikopterin mbi Dhërmi, ku kryeministri po pushonte.

Kjo gazetë e shoqëroi lajmin edhe me e-mailet e pilotit drejtuar Ambasadës së tij, ku tregohet për ndalimin prej 6 orësh të tij në Aeroportin ‘’Nënë Tereza’’.

Menjëherë pas këtij lajmi, që për hir të së vërtetës nuk u pa ‘’shtrembër’’ dhe as me dyshim nga publiku, duke qenë se thjesht u lexua si zbatimi i funksionit që gazetaria ka, nxjerrjen e së vërtetës, doli në shesh edhe mesazhi i fuqishëm i këshilltarit të Ramës, Endri Fuga. Ai e përgënjeshtroi lajmin, duke sulmuar ashpër “DITA’’-n, madje edhe duke e ironizuar me numrin e klikimeve që sipas tij redaksia i kishte nxjerrë si arsyetim për të mos e hequr lajmin nga versioni online i saj.

Por menjëherë erdhi i ashpër sulmi dhe kundërpërgjigja e “DITA’’-s, e cila shkruante se Fuga i kishte bërë presion dhe se u kishte kërkuar fillimisht me t'u lutur heqjen e lajmit e më pas kundrejt presionit i kishte detyruar ta hiqnin. Por “DITA” nuk e hoqi lajmin, madje redaksia e saj shkroi se i dispononte të ruajtura mesazhet e presionit mes tyre dhe Fugës dhe kishte fakte të tjera më të rënda.

Paskëtaj, vetëm një ditë më pas, “DITA” sulmon ashpër ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, një nga njerëzit më afërt të Ramës. E gjen në "shkelje", duke pushuar në një nga resortet më luksoze të Korfuzit, me çmime marramendëse, mesatarisht 3 mijë euro nata. Shkrimin e shoqëronte edhe me çmimet, por Tahirin nuk kishte arritur ta fotografonte në ishull.

Megjithatë, menjëherë pas ditës së djeshme, Edi Rama, edhe pse në relaks dhe në ditët e tij të vyera të pushimit, gjen rastin t’i japë një intervistë super të gjatë kryeredaktorit të “DITA”, kryesisht në lidhje me marrëdhëniet e tij me Metën.

E çuditshme të mendosh se si brenda 3 ditësh, “DITA” shfaqet kaq fuqishëm me shkrimet e saj, por në drejtime të ndryshme. Fillimisht shkruan për pilotin që shqetëson Ramën, pastaj për Ramën që i pashqetësuar në Dhërmi, prish pushimet dhe i jep një intervistë të gjatë kësaj gazete. Dhe në këtë interval kohor sulmon Endri Fugën dhe Sajmir Tahirin, dy nga njerëzit më të afërt të Ramës.

Gazeta “DITA” është pronë e Albi Dabullës, djalit të deputetes së PS-së Arta Dade. Pronari i gazetës, por edhe i  “Eurolive’’ dhe  “Telebingo Shqiptare’’,  ka njohje të forta si me Ramën dhe me Metën.

 Nuk dihet se cilat janë arsyet e kësaj “urrejtje-dashurie” brenda tri ditësh mes gazetës së tij dhe qeverisë. Ajo që na mbetet është të presim se s’i  do vazhdojë, me dashuri…apo me urrejtje./ Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: S’kanë avulluar paratë në Tatime dhe Dogana, janë në kontot bankare. Rama është dorë
Veliaj: Akuza e Prokurorisë shumë e rëndë, po bëjmë gati dosjet për 17 leje ndërtimi »
Article Logic
Execution time: 0.028059005737305
array(1) { ["section"]=> string(59) "dita-rama-si-u-urryen-dhe-u-dashuruan-brenda-3-ditesh-18246" }