"Dita’’ sulmon Endri Fugën: Kërkoi me lutje e më pas me presion heqjen e lajmit për pilotin

Publikuar tek: politike, më 07:09 11-08-2015

Gazeta ‘’Dita’’ sulmon drejtorin e Komunikimit të Kryeministrisë, Endri Fugën. Pas mesazhit që ai shkroi dje në profilin e tij, ‘’Dita’’ shkruan sot se Fuga kërkoi me lutje e më pas me presion heqjen e lajmit.

“Drejtori i Komunikimit nuk ka paraqitur asnjë fakt në bisedën private që ka patur me redaksinë e DITA-s, por thjesht ka kërkuar fillimisht me lutje e më pas me presion heqjen e lajmit nga faqja online. Mesazhet e tij gjenden në celularin e redaksisë me të cilin ka komunikuar, ashtu si edhe emaile më të hershme ku disa fakte të një natyre tjetër janë vërtetë kokëforta. Nuk janë përmendur në bisedën me z.Fuga klikimet. Në postimin e tij të cituar jo rastësisht nga mediat pranë Berishës z.Fuga ka harruar një zero, por gjithsesi klikimet nuk janë në asnjë rrethanë pjesa më e rëndësishme e një raportimi”, shkruan sot ‘’Dita’’.

“Botojnë një lajm të rremë për dava pilotash dhe helikopterash dhe kur ua përgënjeshtron me fakte thonë s’e ndryshojmë se ka 5 mijë klikime”, shkroi dje Fuga.

Sulmet Fuga-‘’Dita’’, nisën pas lajmit që kjo gazetë publikoi për pilotin gjerman, që u ndalua në Rinas, pasi kishte shqetësuar me fluturimet e tij kryeministrin Edi Rama, teksa po pushon në jug. Lajmi u botua edhe nga shumë media të tjera online.

Më pas gazeta jep edhe  mesazhin e pilotit gjerman dërguar ambasadës së tij.

“Piloti gjerman që u ndalua dje në Rinas është takuar sot me zv.ambasadorin gjerman në Tiranë, ndërkohë që janë kërkuar edhe një herë sqarime pranë autoriteteve të rendit për incidentin. Më poshtë është një nga mesazhet që piloti gjerman i ka dërguar Ambasadës së vendit të tij, ndërkohë që “trajtohej” për rreth 4 orë në Rinas. Piloti gjerman dhe përfaqësuesi shqiptar i firmës akuzohen “shkelje kufiri” sepse “nuk kanë vulosur pasaportat” në dalje. Regjistrat e udhëtimeve dëshmojnë se i njëjti mjet me të njëjtin pilot dhe operator bordi ka kaluar shumë herë me të njëjtën mënyrë nëpër të njëjtën pikë kontrolli.  “Po kjo pikë kontrolli lejoi udhëtimin tonë të së shtunës dhe vulat në pasaporta mund të na i kishin vendosur nëse ishin të nevojshme – tha përfaqësuesi shqiptar që udhëtonte bashkë me pilotin gjerman. Arsyeja që kanë paraqitur gjatë replikave policët, megjithëse e mohuar më pas, është konfirmuar edhe sot nga burime të policisë lokale. Të pyetur nëse atje kanë patur shqetësime ditën e incidentit në Rinas, këto burime pranojnë se “helikopteri ka kaluar shumë afër vilës ku qëndronte kryeministri””, shkruan gazeta.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama takon Nanon për t’u shkëputur nga Meta? Reagon ish-kreu i PS Nano: Jam me pushime serioze
Prokuroria nis hetimet për lejet e dhëna nga Lulzim Basha »
Article Logic
Execution time: 1.5567529201508
array(1) { ["section"]=> string(93) "dita-sulmon-endri-fugen-kerkoi-me-lutje-e-me-pas-me-presion-heqjen-e-lajmit-per-pilotin-18158" }