“Dita zë fill”, filmi shqiptar kandidat për Çmimet Oscar

Publikuar tek: kulture-art, më 19:20 18-09-2017 “Dita zë fill”, filmi shqiptar kandidat për Çmimet Oscar

Filmi “Dita zë fill” i regjisorit Gentian Koçi, është përzgjedhur si kandidat për Çmimin Oscar në kategorinë e Filmit më të mirë në gjuhën e huaj.

Dita zë fill apo Daybreak, tregon historinë e një nëne të re dhe djalit të saj një vjeçar. Ajo nis punë në shtëpinë e një gruaje të moshuar duke u përkujdesur për të, pasi dëbohet nga apartamenti i saj për shkak të mospagesës së qirasë, raporton newsbomb.al.

Leta (Ornela Kapetani) duhet ta mbajë gjallë me çdo kusht gruan e moshuar dhe të sëmurë.

Filmi kishte premierën botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë muajin e kaluar, ku Kapetani fitoi çmimin e aktores më të mirë.

Një bashkëprodhim shqiptaro-grek, filmi u zhvillua në kampusin e talenteve në Sarajevë.

Filmi është prodhuar nga Artalb Film dhe Graal Films me mbështetjen financiare të Qendrës Kombëtare Shqiptare të Kinematografisë, Qendrës së Filmit Grek, Ministrisë Shqiptare të Kulturës, Radiotelevizionit Publik Shqiptar, Qeverisë shqiptare dhe Rrjetit Kinema të SEE.

Shqipëria ka patur 10 kandidatë për Oscar që prej vitit 1996 por nuk është nominuar asnjëherë. /Newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut mbërrin në Shqipëri, mos e humbisni nesër
Fotot e bujshme të djalit të Invës me të dashurën franceze në Dhërmi, befason sopranoja me deklaratën e saj »
Article Logic
Execution time: 0.027391195297241
array(1) { ["section"]=> string(59) "dita-ze-fill-filmi-shqiptar-kandidat-per-cmimet-oscar-92803" }