Ditë e gëzueshme për familjen e Jozefina Topallit, ç’ka ndodhur me të bijën (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 11:53 26-01-2018 Ditë e gëzueshme për familjen e Jozefina Topallit, ç’ka ndodhur me të bijën (VIDEO)

Një ditë e gëzueshme ka qenë ajo e djeshme për familjen e ish-kryetares së parlamentit, Jozefina Topalli.

Vajza e saj, Megi ka siguruar një tjetër arritje në fushën akademike, pasi universiteti francez “Université de Lorraine” i ka akorduar asaj titullin “Doktor i Shkencave”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Megi përmes një video nga ceremonia e akordimit të këtij titulli përballë një komisioni me 6 profesorë të nderuar.

Megi Topalli ka studiuar në shkollat më me emër në Francë. Ajo është diplomuar për ekonomi në “Universitetin e Strasburgut”, një nga universitetet më të njohura, ndërsa më pas ka vijuar studimet master në “Universite de Dauphine” në Paris, dhe tashmë ka mbrojtur doktoraturën në Nancy, “Universite de Lorraine”. 

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023422956466675
array(1) { ["section"]=> string(87) "dite-e-gezueshme-per-familjen-e-jozefina-topallit-c-ka-ndodhur-me-te-bijen-video-107996" }