Ditë e veçantë për deputetin e Metës, dedikim emocionues personit që i ndryshoi jetën (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:13 11-04-2017 Ditë e veçantë për deputetin e Metës, dedikim emocionues personit që i ndryshoi jetën (FOTO)

Një ditë të veçantë po përjeton deputeti i LSI-së, Ylli Shehu.

Vëllai i tij i vogël ka ditëlindjen dhe mbush 20 vjeç. Ky përvjetor ka emocionuar deputetin Shehu dhe i bën një dedikim të veçantë vëllait të tij, Ismailit, për të cilin shkruan se i ka ndryshaur jetën dhe është frymëzimi më i madh për të. Mësoni se ç’shkruan deputeti i LSI-së, për ditëlindjen e vëllait në facebook, ndërsa e shoqëron me një foto të shkrepur para shumë vitesh.

POSTIMI I PLOTË:

I dashur Ismail,
Më kujtohet si sot pranvera e 20 vjetëve më parë kur mësova se u bëra me vëlla.
Me kureshtjen e një 13 vjeçari renda me vrap drejt teje për takimin tonë të parë. Le të themi që nuk ishte takim dhe aq mallëngjyes: Unë kisha frikë të të prekja...ishe aq i vogël dhe i brishtë, ndërsa ende nuk po përshtateshe me universin e ri.
Sytë të shkëlqenin, ndërsa mua zemra më rrihte fort në atë formë që ti nuk mund të më kuptosh as sot. Isha dyfishuar. Filluam të gjithë të rendnim pas teje dhe jeta ime nuk ishte më e njëjta.
Nga ajo ditë, si sot 20 vjet më parë, nisëm një jetë të përbashkët për të mos u ndarë asnjëherë. U bëre frymëzimi dhe përkrahja ime e sfidave të përbashkëta.
U grindëm sa herë, e kujt i kujtohen këto? Si më i madh më pëlqen përherë të jap leksione, të pëlqej të dëgjohem, por më shumë më pëlqen të të shoh të lumtur dhe të realizuar.
Jam shumë i gëzuar sot në ditëlindjen tënde të 20-të. Sa shumë kemi për të festuar! Të shoh sa shumë je rritur, sa shumë je burrëruar, dhe si merr vendime për jetën.
Je përpara sipërmarrjeve dhe sfidave të mëdha, dhe në ditëlindjen e 100-të, prapë do të jesh vëllai im i vogël, të cilit do t’i shpupuris flokët sa herë t’i kaloj pranë.
I dashur vëlla, meshkujt zakonisht nuk janë shumë të zotët me fjalët. As unë nuk jam. Aq më pak kur dua të shkruaj për ty. Kam sot pak fjalë për ty:
Uroj që pranverën më të bukur të jetës tënde të mos e kesh jetuar ende, dhe që çdo stinë të të gjejë të shëndetshëm, në një strehëz të ngrohtë dashurie dhe me besimin se Zoti do të jetë kujdestari yt më i mirë!
Faleminderit vëllai im, që je krahu im i djathtë!
Gëzuar ditëlindjen dhe 100 pranvera të shndritshme paç! 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.033800840377808
array(1) { ["section"]=> string(95) "dite-e-vecante-per-deputetin-e-metes-dedikim-emocionues-personit-qe-i-ndryshoi-jeten-foto-74772" }