Ditë e veçantë sot për Tinka Kurtin, shkrimtarja e njohur i bën një dedikim special

Publikuar tek: kulture-art, më 10:44 17-12-2017 Ditë e veçantë sot për Tinka Kurtin, shkrimtarja e njohur i bën një dedikim special

Aktorja e madhe shqiptare Tinka Kurti ka ditëlindjen sot dhe mbush plot 83 vjeç.

Këtë përvjetor ajo ka vendosur ta festojë në Shkodrën e saj të dashur. Drejtorja e Teatrit “Migjeni” ka organizuar një festë për akotren dhe ku është etiketuar si “Tinka e Përjetshme”. Ditëlindja e Tinkës është cilësuar si festa e të gjithë aktorëve, të të gjithë brezave.

“Unë jam aktore e Shkodrës. Atje kam dashurinë e dhimbjen, mallin dhe pengjet e mia”-është shprehur aktorja.

Një urim i vecantë aktores i është bërë edhe nga shkrimtarja dhe botuesja Flutura Açka.  Për shkrimtaren, Tinka është një nga gratë më të mencura dhe më të talentuara shqiptare.

Statusi i plotë:

“Ti ke moshën e Mams, Tinka Kurti, e mamat kurrë nuk plaken...

Edhe 100 vite për një nga gratë më të mençura e më talentuara shqiptare që kam takuar!”

Më shumë rreth aktores Tinka Kurti:

Tinka Kurti lindi më 17 dhjetor 1932 në Sarajevë. U ngjit për herë të parë në skenë kur ishte vetëm 14 vjeç. Për disa vjet u aktivizua në teatrin amator në Shkodër.

Më 1947-n u përjashtua nga Liceu Artistik i Tiranës dhe nuk mori asnjëherë ndonjë diplomë shkolle, por kjo nuk e pengoi të bëhet një aktore e madhe. Që viti 1949 e deri sa doli në pension ishte aktore e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës, ku interpretoi rreth 120 role.

Veçanërisht e suksesshme në rolet e forta dramatike të nënave, por po kaq e suksesshme në komedi. Shkëlqen me role protagoniste në “Gjaku i Arbrit”, “Histori Irkutase”, “Toka Jonë”, ku luan në fillim Filen e pastaj Loken, “Fisheku në pajë” apo “Fejesa e Çehovit”. Si rrallëkush, Kurti rikonfirmon talentin e saj edhe në kinema, duke interpretuar në rreth 35 filma artistikë, duke filluar me filmin e parë të metrazhit të gjatë, “Tana”, më 1958-n. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vajza e diplomatit të njohur promovon librin, Meta ka një mesazh për të gjithë lexuesit
»
Article Logic
Execution time: 0.024972915649414
array(1) { ["section"]=> string(89) "dite-e-vecante-sot-per-tinka-kurtin-shkrimtarja-e-njohur-i-ben-nje-dedikim-special-103380" }