Ditë historike për TIRANËN, HALILI dekorohet nga Presidenti me medaljen e lartë

Publikuar tek: sport, më 19:24 19-09-2018 Ditë historike për TIRANËN, HALILI dekorohet nga Presidenti me medaljen e lartë Nga ceremonia në Presidencë

Si sot 48 vite më parë 17-Nëntori i asaj kohe arrinte një rezultat historik në Kupën e Kampionëve (sot Champions League), duke barazuar me rezultatin 2-2 në “Qemal Stafa” me Ajax-in e famshëm.

Klubi bardheblu ka kujtuar këtë ngarje historike për futbollin shqiptar nëpërmjet një pritje të bërë nga Presidenti i Republikës Ilir Meta sot pasdite në oborrin e Presidencës, ku janë shpërndarë dhe një sërë dekoratash me rastin e “vitit të Skënderbeut”.

Ish-futbollisti dhe legjenda e Tiranës së asaj kohe Skënder Halili është dekoruar me “Urdhërin e Flamurit” dhe Titullin “Kalorësi i Urdhërit të Skënderbeut”, për vlerat dhe kontributin e tij të madh të dhënë për zhvillimin e futbollit shqiptar, me medaljet u tërhoqën nga dy djemtë e tij.

Tirana ose 17-Nëntori siç quhej në atë kohë, ishte një nga skuadrat më të forta të futbollit shqiptar, ndërkohë që në atë sfidë me kampionët e Holandës luajtën edhe disa lojtarë të Dinamos, një praktikë mjaft e përhapur në periudhën e komunizmit gjatë ndeshjeve ndërkombëtare të klubeve shqiptare. Ndeshja e kthimit në Amsterdam sidoqoftë përfundoi me humbjen 2-0 të bardhebluve, me aventurën e Tiranës në Europë që u mbyll që në raundin e parë.

tirana-6-1.jpgtirana-3-2.jpgtirana-2-2.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mundet bindshëm nga Liverpooli, trajneri i PSG-së braktis konferencën: Më falni, po më telefonon mamaja
Kartoni i kuq dhe lotët e Ronaldos, shpërthejnë ironitë në internet »
Article Logic
Execution time: 0.029218912124634
array(1) { ["section"]=> string(85) "dite-historike-per-tiranen-halili-dekorohet-nga-presidenti-me-medaljen-e-larte-134942" }