"Ditë të zeza për ekonominë Shqiptare. Minimizohen pagesat për Investime dhe Punë Publike"

Publikuar tek: ekonomi, më 11:09 04-07-2016

Sipas rezultateve të 6 mujorit të parë të këtij viti, Thesari i Shtetit ka realizuar 324 transaksione me vlerë mbi 100 milion lekë, por nuk është bërë asnjë investim mbi këtë vlerë për punët publike.

Aranita Brahaj, drejtoreshë e Open Data Albania, thotë se transaksionet e realizuara deri më tani janë zhvilluar vetëm për pagesa të borxhit publik dhe jo për investime publike.

 “Nga 1 janari 2016 deri në 1 korrik 2016 Thesari i Shtetit ka realizuar 234 transaksione me vlerë mbi 100 milion lekë. Për herë të parë në 4 vitet e fundit këto transaksione janë adresuar plotësisht për pagesa të borxhit publik, ndonjë rimbursim TVSH, transferta për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor, transferta për Institutin e Sigurimeve Shoqërore, subvencione për pensionistët apo zëra të tjera transferta pa impakt në ekonomi dhe zhvillim.Në asnjë rast të vetëm në 6 muajt e fundit nuk është bërë një pagesë e vetme me vlerë mbi 100 milion lekë, për punë apo investime publike”- tha ajo.

Brahaj ngre pikëpyetjen nëse ekonomia shqiptare po ecën siç duhet.

“ Ku shkon ekonomia shqiptare, a është i vetmi biznes në vend ai që mbahet me pagesa e ISKSH?? Vetëm në një rast janë bërë transferta të karakterit Investim dhe rritje Aktive të Qëndrueshme por dhe ato janë thjesht garanci të viteve të mëparshme për një punë publike të realizuar nga Ministria e Mjedisit”-u shpreh drejtoresha e Open Data Albania.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037962913513184
array(1) { ["section"]=> string(93) "dite-te-zeza-per-ekonomine-shqiptare-minimizohen-pagesat-per-investime-dhe-pune-publike-45456" }