Ditmir Bushati AKUZON Ilir Metën: Desh prishëm koalicionin 2013-2017 për REFORMËN NË DREJTËSI, ndërhynë të huajt (DEKLARATA për TAHIRIN, XHAFËN, IDRIZIN dhe MARRËVESHJEN ME GREQINË)

Publikuar tek: politike, më 19:46 09-06-2018 Ditmir Bushati AKUZON Ilir Metën: Desh prishëm koalicionin 2013-2017 për REFORMËN NË DREJTËSI, ndërhynë të huajt (DEKLARATA për TAHIRIN, XHAFËN, IDRIZIN dhe MARRËVESHJEN ME GREQINË)

Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati nga Shkodra, në intervistë për dy gazetarët Bepin Kolvata dhe Senad Nikshiqi, nxorri publikisht një fakt që koalicioni PS-LSI ka qenë në rrezik të prishej në mandatin e parë 2013-2017 për shkak të përplasjeve për reformën në drejtësi.

Dhe pse nuk e përmendi direkt, Bushati tha se ndërkombëtarët ndërhynë në atë kohë sepse PS donte reformën, duke lënë të kuptohej se reforma kundërshtohej nga LSI, që në atë kohë drejtohej nga Ilir Meta, tashmë president i Republikës. Në intervistë ai foli edhe për ish-ministrin Saimir Tahiri, ministrin Xhafaj dhe akuzat ndaj tij, si dhe për marrëveshjen për detin dhe akuzat që i janë bërë personalisht atij nga Shpëtim Idrizi e Sali Berisha. Pjesë nga intervista në RTSH, Shkodër Njerëzit mund të përmendin emra dhe janë të lirë dhe e bëjnë këtë gjithmonë.

"Sa i përket çështjes së Saimir Tahirit, nuk diskutohet që Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj janë dy eksponentë të rëndësishëm të PS dhe është krejt e kuptueshme ndjeshmëria e gazetareve për çdo lloj akuze e insinuate në drejtim të tyre. Për rastin e parë ka një hetim. "Eshtë rasti i parë kur një funksionar i akuzuar që ka akuzë publike, lë mandatin e deputetit. Nuk bëhet fjalë për lënie imuniteti, është lënie mandati dhe kjo është një gjë e re në politikën shqiptare, madje edhe rajonale. Psh, në Maqedoni, ish- kryeministri Gruevski është dënuar nga gjykata dhe është ende sot e kësaj dite me mandat dhe imunitet parlamentar. Standarti i vendosur për rastin “Tahiri” është i vështirë të krahasohet, me të tjerë. Drejtësia të thotë fjalën e saj. Ai sot për sot është qytetar i lirë. S’ka funksion publik e partiak. Për rastin Xhafaj, materiali i publikuar nga PD fillimisht dhe më pas në media, ka nisur një hetim prokuroria, të presim gjykatën"- tha Bushati.

Pyetje: Moralisht duhet të jetë në detyrë zoti Xhafaj? Tani qëndrimet politike janë qëndrime politike që janë diametralisht të ndryshme. Kur flasim për implikime duhet të kemi parasysh verifikimin e këtyre akuzave nga institucionet shtetërore. Ajo që ka publikuar PD, pra materiali audio është në duart e prokurorisë. PD pretendon që kemi të bëjmë me veprimtari të jashtëligjsme, ndërkohë që ministri Xhafaj thotë se jemi përballë inskenimi të hapur.

Unë si politikan dhe anëtar të kabinetit dhe për shkak të informacionit që posedoj, besoj versionin e ministrit të brendshëm. Por nuk ka rëndësi se ç’besoj unë, apo anëtarët e PD, duhet të flasin institucionet.

Pyetje: Ka një vendim nga institucionet italiane për vëllain e Xhafaj…

Kjo është një histori që nuk ka lidhje me aktivitetin e ministrit Xhafaj.

Pyetje: Lidhje s’ka, po a është normale?

 Kjo është një histori që ka ndodhur shumë vite më parë, kur Xhafaj nuk ka qenë ministër i Brendshëm dhe nuk ka përgjegjësi për vëllain. Ndërkohë që historia që ka bërë publike PD, nëse do të rezultonte e vërtetë, qëndrimi i PS ishte i qartë. Dhe kjo është arsyeja që ne gjithashtu jemi më të interesuar se kushdo tjetër që prokuroria shqiptare dhe institucionet ndërkombëtare që asistojnë Shqipërinë, t’i shkojnë çështjes deri në detyrë.

Pyetje: Prokurorinë po e akuzon opozita…

Janë akuza të drejtpërdrejta… Unë kam dëgjuar opozitën që ka akuzuar trupin diplomatik në Shqipëri. Unë personalisht kurrë nuk kam menduar se trupi diplomatik të jetë përcaktues për zhvillimet në vend. Opozita ka bërë akuza të rënda për Juncker, Mongerinin, për ish-ministrin e jashtëm gjerman dhe për shumë të tjerë.

Pyetje: Për reformën në drejtësi faktori ndërkombëtar ju mori për dorE

Kjo nuk është e vërtëtë. Personalisht kam qenë një nga njerëzit që kam dhënë kontributin politik në 2013 dhe reforma në drejtësi ka qenë në axhendën tone. Dhe për shkak të funksionit që mbaj gjerësia dhe thellësia e reformës ka qenë insistim i kryeministrit Rama.

Sikurse mund të them se koalicioni ynë i mandatit 2013-2017 ishte “në fije të perit” për shkak të përplasjes që ekzistonte për reformën në drejtësi. Roli i faktorit ndërkombëtar për hir të vërtetës, ka qenë vendimtar. Ajo që unë them është se trupi diplomatik dhe përfaqesuesit e tij, janë të nderuar për punën që bëjnë në Shqipëri. Nuk është mirë nga ana jonë që ti bëjmë pjesë të procesit.

Pyetje: A jeni tani në fije të perit, nëse marrim shembull nëse largohet për zotin Xhafaj, a do të kemi zgjedhje të parakohshme? Sepse bëhet fjalë për dy ministra të brendshëm

Saimir Tahiri nuk u largua nga ministër për akuzat. Ai u largua tre muaj para zgjedhjeve të vitit të kaluar, së bashku me tre ministra të tjerë.

Çështja e tij filloi kur ishte deputet. Tahiri nuk iku për akuza. Ai u zëvendësua nga Xhafaj sepse kryeministri që me kushtetutë ka ekskluzivitetin e përbërjes së kabinetit vendosi ndryshime në qeveri. Nuk ka qenë as pjesë e paktit me opozitën sepse në atë kohë ka qenë largimi i disa ministrave

Por fakti politik është që akuza ka filluar për një periudhë të caktuar për kohën kur ka qenë. Në horizont zgjedhjet e parakohshme shfaqen në dy raste: nëse maxhoranca humbet numrat në parlament apo nëse maxhoranca kërkon të verifikojë pëlqyeshmërinë e saj në publik. Unë nuk flas dot për implikim të dy ministrave dhe duhet të jem i kujdesshëm në këtë proces. Deri më sot s’kam parë asnjë dokument të implikojë këta persona. Njëri është qytetar i lirë, shpresoj me këtë veprim është vendosur një precedent për të ardhmen. Në rastin tjetër ka një akuzë ndaj vëllait dhe është në hetim.

Pyetje: Zoti Rama ka paralajmëruar ndryshime, me gjasa në shtator

Kjo është një cështje ekskluzive e kryeministrit. Analizat e brendshme janë të brendshme dhe jo e opinionit publik. Përballë kryeministrit punën tonë të përbashkët e mbrojmë , por edhe njëherë e them cdo lloj ndryshimi në qeveri, është përgjegjësi ekskluzive e kryeministrit.

 Pyetje: Po përflitet çdo ditë më shumë se do të ketë kalime deputetësh nga LSI te PS

Nuk jam në dijeni të këtyre përfoljeve. Ka pasur votime pro dhe ka pas shpjegime nga deputetet e LSI.  Një rast ishte çështje e mosdjegies së mandatit dhe një rast tjetër për një votim.

Pyetje: Zoti Idrizi dhe Berisha ju kanë akuzuar për marrëveshjen e detit?

 Nëse zgjedhjet janë nga studio apo kongreset e partive është zgjedhja e tyre. Ka kohë që zoti Idrizi është në një galaksi tjetër nga ajo cka ne diskutojmë dhe nga ajo për të cilën ne perpiqemi të punojmë. Sa i përket dosjes sonë me Greqinë me modesti e them se është qeveria e parë në historinë e Shqipërisë që e ka vendosur në tryezën e punës.

Dhe janë hedhur hapa përpara, qoftë nga pranimi më të lartë nga Tsipras dhe Kotzias të ekzistencës së ligjit të luftës si relike e të kaluarës dhe Shpëtim Idrizi s’duhet ta harrojë këtë, dhe cështje që kanë lidhje me përcaktimin e zonës ekskluzoive ekonomike dhe sheltit detar dhe pjesë ssë regjimit tokësor.

Sepse nëse para disa vitesh ishte e pamundur të përceptohej të uleshe me greqinë për këtë proces, sot po ulemi të diskutojmë për një marrëveshje të re. Marrëveshja që na la Berisha është relike e të shkuarës dhe nuk besoj se ka njeri që mendon se ne u ulëm me Greqinë pas kaq e kaq vitesh për të bërë një marrëvehsje të keqe.

 Nuk dua ti hyj basteve që kanë vendosur. Kam dëgjuar Bashën që ka thënë se nëse marrim 1 km më shumë nga marrëveshja e 2009 ne do ti duartrokasim, sikurse kam dëgjuar Berishën që thotë nuk miratohet kjo marrëveshje. Ne jemi duke diskutuar teknikisht. Kontributi më i mirë është të sillemi me seriozitetin dhe maturinë e përgjegjshmërinë që kërkon ky proces që nuk është i lehtë. Mes fqinjëve ka gjithmonë dallime.

Por nuk mund të mbetemi peng i këtyre dallimeve. Është detyra jonë të shohim nga e ardhmja dhe mendoj se qeveritë tona kanë bërë përpjekje të lavdërueshme dhe është koha që ne keto përpjekje ti finalizojmë. Marrë nga RTSH, Shkodër/ Redaktoi NEWSBOMB.AL

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ilir Meta zbulon ku do i bëjë PUSHIMET këtë verë
“Qeveria e çmendur riparon rrugët tamam kur fillon sezoni turistik” »
Article Logic
Execution time: 0.0049979686737061
array(1) { ["section"]=> string(182) "ditmir-bushati-akuzon-ilir-meten-desh-prishem-koalicionin-2013-2017-per-reformen-ne-drejtesi-nderhyne-te-huajt-deklarata-per-tahirin-xhafen-idrizin-dhe-marreveshjen-me-greqine-123820" }